GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Operacion i madh në Kretë/ 48 të arrestuar, mes tyre oficerë policie dhe ushtarakë – akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash

09:16 - 01/09/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacion i madh në Kretë/ 48 të arrestuar, mes tyre oficerë policie dhe ushtarakë – akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion i gjerë i policisë greke është duke u zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit të së dielës në Kretë, konkretisht në Hania dhe Rethymno, me qëllim goditjen e një organizate kriminale që sipas autoriteteve është përfshirë në aktivitete të paligjshme si trafik droge, armësh, zhvatje dhe pastrim parash.

Operacioni, i cili po zhvillohet nën praninë e 8 oficerëve gjyqësorë dhe në koordinim me Nëndrejtorinë e Sigurisë së Hanias, ka çuar deri tani në arrestimin e 48 personave.

Sipas informacioneve, hetimi ka vazhduar prej muajsh dhe filloi pas një incidenti në të cilin u vendos një pajisje shpërthyese që synonte një oficer policie në janar.

Lidhur me këtë, u përcaktua se ajo ishte vendosur nga trafikantë kokaine, me të cilët oficeri i policisë kishte pasur të bënte dhe kishte ngritur një padi kundër tyre.

Mes të ndaluarve janë edhe një oficer policie, dy pjesëtarë të forcave të armatosura dhe një ushtarak i forcave ajrore.

Sipas policisë greke, gjatë kontrolleve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kanabisi dhe kokaine, si dhe armë zjarri, përfshirë pistoleta dhe pushkë luftarake, si dhe automjete të përdorura për aktivitetin kriminal.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten të tjera arrestime dhe zbardhje të mëtejshme për përmasat e kësaj organizate të strukturuar kriminale që operonte prej vitesh në Kretë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë vijimit të hetimeve pritet të konfiskohen pajisje elektronike, si kompjuterë dhe telefona celularë, si dhe të kryhen kontrolle të imtësishme në banesat e të arrestuarve, për të thelluar zbardhjen e aktivitetit të grupit.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është përfshirja e personelit me uniformë në rrjetin kriminal.

Hetimet janë në kulm dhe autoritetet paralajmërojnë zhvillime të reja në ditët në vijim.

Lajme të lidhura

Intervista/ Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip
Breaking Views

Intervista/ Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip

18:19 - 29/12/25
Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”
Aktualitet

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”

17:45 - 29/12/25
Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit
Aktualitet

Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit

14:30 - 29/12/25
Para
Këmbimi valutor 1 shtator/ Rritet dollari, por çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 Shtator/ Me sa blihen e shiten valutat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por  problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh
Aktualitet

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh

08:34 - 30/12/25

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të...

Lexo më shumë
Shkrumbohen dy automjete dhe një kioskë në Librazhd, dyshohet e qëllimshme

Shkrumbohen dy automjete dhe një kioskë në Librazhd, dyshohet e qëllimshme

08:25 - 30/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 30 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 30/12/25
Prej pesë ditësh mungonte, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës

Prej pesë ditësh mungonte, rifillon furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës

07:59 - 30/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Dhjetor 2025

07:40 - 30/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com