GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacion në 28 vende për arrestimin e hajdutëve të veprave të artit, mes tyre edhe Shqipëria

17:01 - 09/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacion në 28 vende për arrestimin e hajdutëve të veprave të artit, mes tyre edhe Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion global ka çuar në 52 arrestime dhe sekuestrim e 9,408 artefakteve kulturore në të gjithë botën. Në këtë operacion morën pjesë 28 vende të Interpol, përfshirë edhe Shqipërinë.

Këto artikuj të çmuar përfshijnë objekte arkeologjike, mobilje, monedha, piktura, instrumente muzikore dhe statuja.

Operacioni i koduar ‘Pandora VI’ u zhvillua nga 1 qershori deri më 30 shtator 2021, ku në 28 vendet që morën pjesë u kryen kontrolle në aeroporte dhe në pikat e kalimit kufitar, si dhe në shtëpi ankande, muze dhe shtëpi private.

Vëmendje e veçantë iu kushtua monitorimit të tregjeve online. Për këtë qëllim, një javë patrullimi kibernetik u organizua nga Forca Kombëtare e Policisë së Holandës për të identifikuar shitjet e dyshimta në internet.

Sipas Interpol, mbi 170 hetime janë ende në vazhdim, si rezultat i të cilave priten më shumë sekuestrime dhe arrestime ndërsa hetuesit në mbarë globin vazhdojnë ndjekjen e tyre për ata që prishin dhe shkatërrojnë trashëgiminë kulturore.

E udhëhequr nga Spanja, operacioni ‘Pandora VI’ u koordinua në nivel ndërkombëtar nga Europol, INTERPOL dhe Organizata Botërore e Doganave.

Artefakteve kulturore të sekuestruara:

Dogana franceze sekuestroi 4,231 objekte arkeologjike që përfshinin afërsisht 3,000 monedha, si dhe kambana, kopsa, unaza dhe copa qeramike të cilat u grabitën nga vendet arkeologjike nga një individ i vetëm duke përdorur një detektor metali. Në një rast të veçantë, Dogana Franceze sekuestroi gjithashtu tre statuja të lashta që datojnë nga kultura parakolumbiane La Tolita – Tumaco.

Policia Kombëtare Spanjolle gjeti një thesar të përbërë nga 91 monedha ari nga Perandoria Romake me vlerë rreth gjysmë milioni euro në tregun e zi. Hetimi filloi pasi këto monedha u zbuluan në një shtëpi të njohur ankandi në Madrid. Hetuesit më vonë identifikuan vendin arkeologjik spanjoll nga i cili u grabitën këto monedha.

Oficerët nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së konfiskuan një ngarkesë që përmbante 13 pjesë të artefakteve të lashta meksikane nga epoka post-klasike deri në atë aztec, duke përfshirë një kafkë dhe 12 adzes (mjete prerëse).

Një kryq që daton nga shekulli i 13-të u gjet nga policia rumune dhe u kthye në Muzeun e Kishës Ungjillore të Cisnadie, nga ku u vodh në vitin 2016.

Autoritetet italiane sekuestruan 79 mallra arkeologjike të llojeve të ndryshme në rajonin e Mesdheut. Këtyre mallrave u mungonte dokumentacioni që vërteton origjinën e ligjshme ose importimin në territorin kombëtar.

Oficerët e Policisë Greke gjetën një kolonë mermeri që daton nga periudha romake, së bashku me 13 monedha antike dhe 3 enë qeramike që datojnë nga periudha helenistike.

Vendet pjesmarrëse në operacion

Shqipëri, Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Qipro, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Holandë, Norvegji, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovaki, Spanjë, Suedi, Hungari, Letoni, Lituani, Mal të Zi , Maqedonia e Veriut, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Pala e tretë, Kosova.

Etiketa: artefakteInterpol

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Në Shqipëri mbjell panik për krizën dhe luftën, Rama në Dubai flet për Portin e Durrësit

Në Shqipëri mbjell panik për krizën dhe luftën, Rama në Dubai flet për Portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com