GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacionet antidrogë, Vasili: Po i hidhet hi syve shqiptarëve, ja shkaku

17:13 - 17/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, i konsideron operacionet anti-drogë të ditëve të fundit të Policisë së Shtetit thjesht si një hi syve që po i hidhet shqiptarëve për të tërhequr vëmendjen nga skandalet.

Vasili tha se gjithçka po ndodh me regji të Qeverisë, e cila po përpiqet ti mbushë mendjen shqiptarëve që gjoja po lufton drogën.

Për deputetin e PL-së, Policia është e përfshirë deri në fyt në trafikun e drogës, ndërsa në të gjithë territorin lulëzon kanabisi.

Në këtë kuadër, Vasili shprehet se kjo është arsyeja pse deputetët e PS-së në mënyrën më të turpshme miratuan ligjin që legalizon kanabisin për qëllime mjekësore dhe industriale.

Postimi nga Petrit Vasili

Operacioni Tempulli dhe pandemia kanabiste e pushtetit te Rames!

Operacioni Tempulli pati rreth 300 arrestime, qe lidhen me drogen tregon dimensionin Pandemik te droges ne pushtetin e Rames.

Qindra perdorues e shperndares u arrestuan, bile edhe te moshuar mbi 70 vjec, por kuptohet jo kokat, qe drejtojne trafikun.

Me qeverisjen e Rames narkoshteti i tij perveç bisnesit pandemik mafioz dhe kriminal te droges nuk mbeshtet asnje aktivitet tjeter te ligjshem dhe te shendetshem qe te mund te beje perpara.

Arrestimet me qindra njerez bejne te kuptosh lehte dimensionin e gjere pandemik dhe shkaterrimtar te kultivimit dhe trafikut te droges ne pushtetin e Edi Rames.

Tani te gjithe kuptojne kollaj fare se perse u shqye dysh Qeveria qe te legalizonte kanabisin gjoja per arsye mjeksore.

Trafikanteve u duheshin alibi ligjore dhe urdheruan Ramen te miratonte e votonte ne parlament ligjin mafioz te legalizimit te kanabisit.

Megjithse i gjithe opinioni ishte kunder, perfshire edhe nderkombetaret Narkoqeverisja dhe Narkoparlamenti nuk u ndalen dhe e miratuan.

Kontrolli i teritorit nga nje Polici e perfshire deri ne fyt ne trafikun e droges eshte inekzistent dhe ne te kundert te luftes me drogen eshte de facto nje inkurajim dhe mbeshtetje per te.

Te gjitha keto operacione jane thjesht nje hedhje hiri syve me regjine e qeverise per te devijuar vemendjen nga skandalet e saj dhe per bere gjoja sikur lufton drogen.

Droga e mbjelle masivisht ne gjithe teritorin duhej evaduar sa me pare, ndaj u miratua Ligji ne menyren me te turpshme.

Deputetet rilindas, qe votuan kete ligj vulosen inkriminimin e tyre ne kete veprimtari kriminale dhe i lehtesuan pergjegjesine Edi Rames duke votuar si armiq te qytetareve.

Pra binomi Narkoqeverisje dhe Narkoparlament jane kthyer ne ushtare te bindur te droges.

Tempulli ky operacion, qe nuk i shqeteson fare por i gezon boset e paprekur te droges eshte thjesht sherbimi i radhes, qe narkoqeveria u ben atyre.

Evidentimi i mjaft shefa policie dhe efektive te saj nga jugu ne veri te perfshire ne narkotrafik eshte nje fakt qe tregon qarte se policia nuk eshte dhe nuk ka per te qene shqetesim per Narkotrafikun ne Shqiperi.

Perfshirja edhe e mjaft punonjsve te administrates rilindase ne narkotrafik tregon kalbezimin dhe pershirjen ne kete veprimtari te te gjithe pushtetit rilindas te Rames.

Çdo dite e kesaj qeverie ne pushtet eshte nje dite me shume e qeverisjes se Narkomafies ne Shqiperi dhe nje dite me shume varferie e pasigurie e qytetareve e bisnesmeneve te ndershem.

Etiketa: antidrogeRamaVasili

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Para
Ferrari sposton RedBull-in, Carlo Sainz dominon në Singapor

Ferrari sposton RedBull-in, Carlo Sainz dominon në Singapor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com