GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacionet antikanabis, Balla: Për 72 orë u asgjësuan 20 mijë bimë

12:28 - 11/08/23
në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacionet antikanabis, Balla: Për 72 orë u asgjësuan 20 mijë bimë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar sukseset e strukturave të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve antikanabis të zhvilluara në të gjithë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë kanabis sativa.

“Policia e Shtetit ka vijuar me sukses të plotë megaoperacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike, në të cilin prej fillimit janë angazhuar rreth 6 mijë forca policie dhe dhjetëra dronë me rezolucion të lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar në total rreth 20 897 bimë cannabis sativa. Për këto raste kultivimi, janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim”, shkruan ministri Balla.

Më tej Ministri i Brendshëm kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në luftën për çrrënjosjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.

“Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike”, thekson Balla.

Ai bën një pasqyrë përmbledhëse të plotë të aksioneve të policisë, duke vënë në dukje se:
“-Në Shkodër u asgjësuan 15 744 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar për rastet e kultivimit, u vu në pranga shtetasi Rr. Q. dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë.
-Në Krujë u asgjësuan 1909 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.
-Në Lezhë u asgjësuan 1854 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.
-Në Tropojë u asgjësuan 1390 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas.”
Ministri Balla e mbyll mesazhin e tij me një falënderim për qytetarët:

“Megaoperacioni policor antikanabis do të vijojë pandërprerë në të gjithë territorin. I inkurajoj dhe i falënderoj qytetarët që bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër”.

 

Etiketa: Kanabisoperacionvalla

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Seanca ndaj huliganëve që vranë tifozin në Greqi, tensione në Gjykatë

Seanca ndaj huliganëve që vranë tifozin në Greqi, tensione në Gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com