GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona kanë rënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram heroine, që dyshohet se do të shpërndahej në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni u zhvillua në kuadër të fazës së tretë të aksionit policor të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e rasteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga përfunduan 51 vjeçari Gezim Muhameti, alias Gëzim Qorri banues në Tirane dhe 35 vjeçari nga Gjirokastra Zhuljan Prençi.,

Pas informacioneve të mbledhura nga Policia, efektivët ndaluan automjetin me të cilin po lëviznin dy të dyshuarit në rrugën “Prokop Mina” në Tiranë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 kilogram e 71 gramë heroinë. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike ishte destinuar për t’u shpërndarë në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në Tiranën e Re.

Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjatë dy fazave të mëparshme të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kilogram kokainë dhe janë arrestuar dy persona.

Kush është “Gëzim Qorri”, i arrestuari me mbi 1 kg heroinë në Tiranë

Gëzim Muhameti, i njohur ndryshe me nofkën “Gëzim Qorri”, është një nga dy personat e arrestuar nga Antidroga e Tiranës pas sekuestrimit të mbi 1 kilogrami heroinë gjatë operacionit.

Sipas burimeve, Muhameti dyshohet se prej më shumë se 20 vitesh është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe konsiderohet një nga furnizuesit kryesorë të heroinës për grupe të ndryshme kriminale që veprojnë në kryeqytet. Hetimet kanë ngritur dyshime se ai ka pasur rol edhe në transportimin e heroinës drejt Italisë.

Burimet bëjnë me dije se lënda narkotike sigurohej në Elbasan përmes kontakteve që Muhameti kishte me persona të përfshirë në këtë aktivitet, ndërsa më pas organizohej shpërndarja e saj në Tiranë. Dyshohet se origjina e heroinës ishte Turqia.

Heroina e sekuestruar nga agjentët e Antidrogës vlerësohet të ketë një vlerë tregu mbi 50 mijë euro. Muhameti rezulton i dënuar edhe më herët për vepra penale në fushën e narkotikëve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin e personave të përfshirë.

Njoftimi i plotë i policisë 

Tiranë/Intensifikohen kontrollet dhe goditjet ndaj veprimtarisë kriminale të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”. Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Sekuestrohen mbi 1 kg heroinë. Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, duke goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjiroskaster. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në rrugën “Prokop Mina”.

 Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas do të furnizonin shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

 

Etiketa: Gezim QorriheroinaKryesore1

Lajme të lidhura

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?
Aktualitet

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!
Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Para
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

'I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç', Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë...

Lexo më shumë
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com