Erjon Vishkulli ka bërë me dije se ndërhyrja e sotme kirurgjikale ka përfunduar me sukses, por sfida e tij shëndetësore vijon. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka treguar se javën e ardhshme e pret një tjetër ndërhyrje, të cilën e cilëson si ndoshta më të rëndësishmen e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin e tij.
Pas dhimbjeve dhe vështirësive të shumta që ka kaluar, ai shprehet se shpresa e tij më e madhe është të rikthejë dritën dhe të mund të shohë sërish jetën siç dëshiron. Pavarësisht pasigurisë për atë që e pret, Erjon Vishkulli shfaq vendosmëri për të mos u dorëzuar, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndrojnë pranë me lutje dhe mbështetje.
“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon… Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja e gjithë këtij rrugëtimi, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin tim. Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë! Zoti më dhëntë forcë dhe e bëftë mbarë. Faleminderit të gjithëve që luteni dhe besoni bashkë me mua,” shkruan i riu në Instagram.
gijotina.com/









Discussion about this post