GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni antidroge në Dibër, 4 të arrestuar, 1 në kërkim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dibër/ Bllokohen dy punishte, procedohen penalisht pronarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Dibrës ka arrestuar katër persona duke shpallur një tjetër në kërkim në kuadër të operacionit “Eklipsi”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni anti-drogë u krye pas disa kohësh përgjime dhe ndjekjeje ndaj anëtarëve të një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e kanabisit nëzonë.

Dibër

Finalizohet pas një hetimi tremujor, operacioni policor i koduar “Eklipsi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Shpërndanin doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në zona të ndryshme të qarkut Dibër, vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit u sekuestruan kokainë, cannabis sativa, 2 automjete dhe 8 aparate celular.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e mbledhura se një grup personash posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër regjistruan në Prokurori, procedimin penal për dokumentimin me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Pas një hetimi të mirëfilltë tremujor, bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Eklipsi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 21 vjeç, E. N., 24 vjeç, E. Sh., 40 vjeç dhe K. K., 36 vjeç, të gjithë banues në Peshkopi.

Gjithashtu u shpall në kërkim policor shtetasi T. T., 23 vjeç.

Shtetasit e lartpërmendur janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, në një lokal në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi  një sasi dozash me kokainë dhe 500 doza cannabis sativa që do shpërndahej në doza. Gjithashtu u sekuestruan dy automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin dhe shpërndanin lëndën narkotike, si dhe 8 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Etiketa: antidrogene kerkimoperacioni

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Rama: Shkon në 900 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar për koronavirusin në vend

SHBA miraton dozën shtesë të vaksinës ndaj COVID-19, ja për cilat persona rekomandohet

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com