GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni/ Berisha: SPAK dështoi, 9 nga 15 kriminelët ia mbathën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i shtrin dorën Bardhit dhe i tregon burgun Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të SPAK, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, mes të cilëve personazhe të njohur të biznesit, drejtësisë, policisë dhe krimit.

Në një komunikatë për mediat, Berisha shprehet se operacioni i SPAK dështoi në masën 60%, pasi vetëm u arrestuan vetëm 6 dhe 9 nga 15 kriminelët ia mbathën në drejtim të paditur. Sipas tij, operacioni u dekenspirua dhe se autoritetet shqiptare, “të lidhura me bandat e partisë”, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin.

Berisha shprehet se PD dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin, teksa falenderon Europolin.

Deklaratë e plotë:

Dekonspirim kriminal i operacionit të kërkuar nga Europol dhe SPAK: Ja mbathin pasi njoftohen, 9 nga 15 kriminelët

Europoli, bazuar në përgjimin e telefonave Sky, EÇ dhe Encrochat kishte sjellë në Shqipëri dosjet e 15 kriminelëve shqiptarë trafikantë droge, prostitucioni, autorë vrasjesh, përdhunuesish. Por, në këtë operacion, nga 15 banditë u arrestuan vetëm 6, sepse 9 të tjerë, ndër të cilët dy anëtarë të klanit të partisë “Bajri”, ja mbathën siç është rregulli, “në drejtim të paditur”.

E vërteta është se operacioni, në masën 60% dështoi. Kjo, vetëm e vetëm se autoritetet shqiptare, të lidhura me bandat e partisë, i njoftuan banditët e tyre që t’ia mbathin. Ministri i krimit Balla, i njohur për lidhjet direkte me disa prej të arratisurve, vrapoi i pari të lavdërojë Policinë për operacionin, 60 përqind të dështuar, si për të thënë “mos kujtoni se i kam njoftuar unë”.

Partia Demokratike, duke falënderuar Europolin për kontributin e madh dhe të çmuar që po jep në luftën kundër kriminalitetit të lidhur me politikanë në vendin tonë, dënon me ashpërsinë më të madhe dekonspirimin kriminal dhe dështimin e këtij operacioni nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë, të lidhura me krimin.

Zero tolerancë është zotimi i PD ndaj krimit të organizuar!

Etiketa: berishaoperacioniSpak

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
Egnatia “mbetet zbuluar”, mbrojtësi titullar largohet nga klubi

Egnatia "mbetet zbuluar", mbrojtësi titullar largohet nga klubi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com