GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: Janë shembur 61 objekte, 29 të arrestuar dhe 94 mln lekë gjoba

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni “Bregdeti Ynë”, Çuçi: Janë shembur 61 objekte, 29 të arrestuar dhe 94 mln lekë gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy javë nga nisja e operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 61 objekte të ndërtuara pa leje. Këtë fakt e bën të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa shton se gjobat e vendosura ndaj subjekteve deri më tani kapin vlerën e 94 milionë lekëve. Dy ditë më parë IKMT e shtriu operacionin në Kepin e Rodonit në Durrës ndërsa do të vijojë në ditët e ardhshme edhe në zona të tjera bregdetare.

“Gjatë dy javëve të para të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur 61 objekte pa leje në Velipojë, Shëngjin, Durrës e Ksamil. Vlera e gjobave të vendosura deri më tani ndaj subjekteve llogaritet në rreth 94 milionë lekë. Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 29 persona, si dhe ka proceduar penalisht disa të tjerë.

Operacioni do të vijojë në të gjitha zonat e bregdetit ku janë konstatuar ndërtime pa leje, për t’i çliruar këto hapësira nga zaptuesit dhe për të mos lejuar askënd që të bëjë çfarë të dojë me territorin. Ka marrë fund koha e të ndërtuarit sipas qejfit në shkelje të ligjit dhe në shumë raste duke dëmtuar mjedisin. Pas vijës bregdetare IKMT dhe Policia e Shtetit do të shtrijnë operacionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në pjesë të tjera të territorit”, -pohoi Çuçi.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi më 7 qershor dhe do të vijojë përgjatë gjithë këtij muaji. Më pas IKMT dhe Policia e Shtetit do të nisin shembjen e objekteve pa leje në Zonat e Mbrojtura, si dhe në pjesë të tjera të territorit. Me ndryshimet në Kodin Penal janë ashpërsuar masat ndëshkuese për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë penalitetet bien mbi të gjithë zinxhirin ndërtimor.

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Holanda turpëron Maqedoninë dhe e mbyll me pikët e plota fazën e grupeve

Holanda turpëron Maqedoninë dhe e mbyll me pikët e plota fazën e grupeve

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com