GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni i SPAK, gazetarja zbulon detaje/ Si u arrestua Breçani dhe Gjoni

20:32 - 21/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehen në SPAK aktet për ish-oficerin, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK drejtoi pasditen e djeshme një operacion që çoi në arrestimin e disa personave, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në total prokurori i SPAK, Vladimir Mara, firmosi 11 urdhër-arreste që u firmosën nga gjyqtarja e GJKKO Elsa Ulliri, ndërsa oficerët e BKH, të mbështetur nga Policia e Shtetit, nisën zbatimin.

Ky ishte operacioni i nisur pasditen e së hënës, pak orë para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe, ndërsa vëmendja më e madhe e opinionit publik ishte pikërisht te takimi i vlefshëm për kualifikueset e Euro2024.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga ky operacion, hetimet për të cilin, sipas saj, nisën 7 muaj më parë nga SPAK, që pretendon se kishte zbuluar një organizatë kriminale me 11 persona që trafikonin kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Evropës.

Gazetarja tha se ish-drejtori i policisë Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni janë arrestuar teksa ishin së bashku dhe prisnin të shihnin ndeshjen e Kombëtares së futbollit.

Hoxha tregoi po ashtu edhe rolin që gjithësecili kishte në këtë grup kriminal.

“Mbrëmjen e djeshme me vendim të Gjyqtares së Posaçme anti Korrupsionin dhe kundër Krimit të Organizuar, Elsa Ulliri dhe me kërkesë të prokurorit të SPAK Vladimir Mara, policia dhe agjentët e BKH-së, pasi morën e emrat e personave që ishin në kërkim nisën të ekzekutonin masat e sigurisë të vendosura nga këta persona.

Erzen Breçani ishte së bashku me shefin e Krimeve të Komisariatit të Kombinatit dhe prisnin të ndiqnin ndeshjen e Kombëtares. Pikërisht janë arrestuar në këtë moment dhe në të njëjtin moment kanë kryer kontrolle në Kukës, Rashbull dhe në Selenicë.

SPAK pas hetimeve prej 7 muajsh, është i bindur se ka çmontuar një grup kriminal të përbërë nga 11 persona që fokusin e tyre kishin trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke nisur nga Ekuadori, Kolumbia, vend origjine dhe destinacion, Belgjikën, Holandën, ose dhe Gjermaninë.

Në platformën SKY janë konstatuar biseda të këtyre personave, mes tyre dhe djali i ish-drejtorit të policisë, Breçani, i cili konsiderohet me rol të rëndësishëm në transportin e kokainës. Të tjerët kanë qenë të angazhuar edhe me vrasje, për prishjen e pazareve të drogës por edhe për hasmëritë si ajo e Ervin Matës dhe Ervis Martinajt.

Breçani akuzohet se ka pastruar para të trafikut të drogës, sipas hetimeve të SPAK. Breçani nuk akuzohet për trafik droge. Për djalin e tij, rëndon akuza edhe për trafikun e parave si dhe sigurimi i rrethanave për kryerjen e vrasjeve.

Në njoftimin e SPAK, theksohet nga ana tjetër se u arrit të provohet përfshirja e nëpunësve dhe punonjësve të policisë. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Megjithatë, deri më sot këtu ka vetëm dy oficerë të policisë.

Njëra prej tyre Bababmeto, që dyshohe se ka dhënë një informacion në kohën kur ishte punonjëse e Interpolit. Oficeri tjetër, shefi i Krimeve të Kombinatit ka informuar me informacione anëtarët e grupit kriminal. Ka ende shumë biseda të paverifikuara dhe do të zbulojnë emra të tjerë të Policisë së Shtetit, që kanë lidhje me krimin”, tha Hoxha.

Lajme të lidhura

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
Para
Edhe një sfidë e fundit, Messi dhe Ronaldo përballen në muajin shkurt

Edhe një sfidë e fundit, Messi dhe Ronaldo përballen në muajin shkurt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com