GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacioni “Shpirti”/ Arrestohen 5 shqiptarë në Itali. Çfarë ndodhi?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacioni “Shpirti”/ Arrestohen 5 shqiptarë në Itali. Çfarë ndodhi?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria Antimafias Italiane ka zbatuar, me urdhër të Prokurorisë Publike të Romës, një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Romës, ndaj 8 personave (italianë dhe të huaj) të dyshuar rëndë se i përkasin një shoqate kriminale që vepron në Romë dhe në provincat e Foggia, Terni, Frosinone, Latina, L’Aquila dhe Viterbo.

Në veçanti dispozita e masës paraprake është dhënë në kuadër të operacionit “Shpirti”, pas hetimeve të kryera në periudhën nëntor 2019-mars 2020, të cilat kanë bërë të mundur grumbullimin e indikacioneve të rënda të fajit ndaj 5 personave me kombësi shqiptare, 2 italianë, 1 maqedonas, në lidhje me faturimin e sendeve të çmuara, shufra ari dhe orë me vlerë të madhe, të vjedhura pas grabitjeve të shumta në apartamente luksoze.

Për çdo ngjarje kriminale është rikonstruktuar “modus operandi” i vjedhjeve (pothuajse gjithmonë në kohë gjatë natës, pas shërbimeve vëzhguese në objektivat e raportuara nga palët e treta të përfshira në rolin e “gjuajtësve”), si dhe kanalet e marrjes së mallrave të vjedhura, të rishitura ilegalisht në brendësi të kryeqytetit.

Më tej, në të njëjtin kontekst, u konstatuan dhe dokumentuan disa shitje të lëndëve narkotike si marihuanë dhe kokainë, të cilat u zhvilluan midis Romës dhe Ternit, si dhe kultivimi i një plantacioni marihuanë të ndërtuar në një Rezervat Natyror në Bashkinë Nazzano Romano.

Ekzekutimi i operacionit “Shpirti” përbën zhvillimin e hetimeve të thelluara të nisura nga Drejtoria Antimafia e Qarkut dhe DIA Bari në lidhje me luftën kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Pulia.

Masat paraprake – për të cilat u urdhërua arrest me burg – u kryen nga Drejtoria e Hetimit Antimafia me mbështetjen e Forcave të tjera Policore dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në qytetin e Romës, zona Giardinetti, Ponte di Nona, Borghesiana, në Lagjja “Tor Bella Monaca” e karakterizuar nga një “dendësi kriminale” e konsiderueshme, në qytetin e Terni.

Etiketa: Arrestohen 5 shqiptarëItaliKryesore1operacioni Shpirti

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
Grabitet shtëpia e Sergio Ramos, katër fëmijët gjendeshin brenda

Grabitet shtëpia e Sergio Ramos, katër fëmijët gjendeshin brenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com