GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Të jesh i pastër është provokim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Të jesh i pastër është provokim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Imagjinoni për një moment sikur Dritan Goxhaj të ishte ish-drejtor i AKSHI-t me akuzën për “organizatë kriminale”.

Ose sikur të ishte ideatori i inceneratorëve që, tamam si legjendat, përmenden pa fund, por askush nuk i ka parë. Ose sikur t’i gjendeshin në telefon biseda të tipit: “Këtë tenderin e merr X.”

Ose t’i dilnin nja 500 mijë euro në oxhakun e shtëpisë.

Ose nja 3 milionë euro në bagazhin e një Toyota Yaris, të sistemuara aq bukur sa makina të mos kishte nevojë as për amortizatorë.

Ose të dilte në përgjimet e Sky ECC duke porositur vrasje me të njëjtën lehtësi me të cilën porositet një makiato në Bllok.

Ose të shpallej investitor strategjik dhe të ndërtonte mbi ndonjë “pikë të vockël” në ndonjë zonë të mbrojtur në Jug.

Me pak fjalë, imagjinoni sikur të kishte një apo disa nga këto “merita”. Më e pakta do të ishte deputet ose analist i pavarur në televizion.

Por jo. Dritani bëri një gabim fatal: lexoi pesë pikat e protestës dhe, çfarë është më e keqja, i lexoi pa gabime drejtshkrimore. Kjo po që mund të konsiderohet rrezik kombëtar. Kaq.  Një njeri pa akuzë, pa dosje, pa hetim, pa pasuri të fshehura, pa lidhje me bandat e kartelet, pa përgjime ku premton vende pune e tendera, pa koncesione e pa status special.

Një njeri që dikur la komoditetin, punën dhe rrogën dhe shkoi të luftonte për çlirimin e Kosovës, sot ka arritur statusin më të rrezikshëm në Republikë: është në shënjestër.  Dhe e kanë marrë në shënjestër nga mëngjesi në darkë. Sepse të jesh i pastër, të jesh pa akuzë, është provokim, është ofendim për sistemin, është prishje e ekuilibrit ekologjik të korrupsionit.

Siç do të thoshte Fishta: “Nëse ke bisht ta presin, nëse nuk ke ta ngjesin.”  Këta janë kaq të talentuar në sulme, sa po t’u lihet dorë e lirë, jo vetëm e bëjnë priftin me barrë, por më pas i kërkojnë të paguajë edhe detyrimet e rritjes së fëmijës

Etiketa: provokimsistemi

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë dhe pa emër zhvilluesi

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë dhe pa emër zhvilluesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka
Sport

“Tërmet” 7-ballësh në Kroaci, Tre Luanët e Tuchel turpërojnë Kroacinë në Rijeka

20:00 - 03/10/26

Anglia ka dhuruar një demonstrim force në Rijeka, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin e thellë 7-0 në Ligën e Kombeve....

Lexo më shumë
Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com