GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Fryma e protestës nuk mund të shuhet, ndryshimi i pashmangshëm

në Breaking Views, OP-ED, Opinion, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Fryma e protestës nuk mund të shuhet, ndryshimi i pashmangshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ditmir Bushati

E ARDHMJA ËSHTË KËTU

Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, në takime apo telefonata me miq anembanë botës, jam ndier krenarë për fjalët e mira që kam dëgjuar për Shqipërinë. Pasqyrimi i protestave disa javore nga mediat prestigjioze ndërkombëtare e ka paraqitur vendin tonë si një shoqëri me ndërgjegje qytetare dhe në solidaritet.

Nuk ka imazh më të mirë sesa ai që krijohet pa para, por me shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë për vendin e vet.

Protestat në Shqipëri pasqyrojnë shqetësime të thella që kërkojnë reflektim serioz dhe veprime kuptimplota për modelin demokratik dhe zhvillimor të vendit.

Së pari, shumica e protestuesve janë fëmijë të tranzicionit që nisi në vitin 1990 dhe nuk po gjen fund. Ata nuk janë rritur me frikën e komunizmit dhe as me paranojën e armikut të jashtëm. Prandaj, përdorimi i retorikës përçarëse prodhon efektin e kundërt. Në rajonin tonë, të vetmet vende që ende nuk e kanë kapërcyer brezin e udhëheqësve simbol të tranzicionit janë Shqipëria dhe Serbia, ndonëse për arsye krejt të ndryshme. Ndryshe nga serbët, shqiptarët e kanë të qartë se vendi i tyre i përket familjes europiane.

Për fëmijët e tranzicionit, modeli i një jete normale nuk është Shqipëria e komunizmit. As ajo e kioskave dhe firmave piramidale. Dhe as ajo e betonit, që krijon marrëdhënie ndërvarësie midis pushtetit politik, fitimit dhe imagjinatës arkitektonike, por nuk prodhon mirëqënie shoqërore. Përkundrazi. Është Shqipëria e mundësive të barabarta dhe e zvogëlimit të hendekut të padurueshëm mes pritshmërive dhe realitetit. Është Shqipëria ku demokracia nuk negociohet dhe nuk tjetërsohet.

Së dyti, gjatë këtyre javëve Shqipëria po përjeton një çlirim kolektiv emocional që nuk ndërmjetësohet nga partitë, udhëheqësit apo institucionet. Njerëzit nuk po protestojnë vetëm kundër arrogancës, personalizimit të tejskajshëm të pushtetit dhe aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, krimit të organizuar dhe medias. Ata po përjetojnë ndjesinë e solidaritetit, dinjitetit dhe vetëdijen për interesin publik.

Një nga produktet më të rëndësishme të kësaj proteste, sado e larmishme të jetë ajo, është katarsisi shoqëror. Bashkë me të po krijohet edhe një bazë e re për një ushtrim më të besueshëm demokratik, që mund ta shndërrojë energjinë e shesheve në realitet politik.

Së treti, Shqipëria nuk ka pasur kurrë kaq simpati ndërkombëtare. Gjatë luftës në Kosovë, vëmendja ndaj vendit tonë lidhej kryesisht me bujarinë e shqiptarëve në strehimin e motrave dhe vëllezërve nga Kosova. Sot kjo vëmendje është për diçka krejt tjetër: për faktin se qytetarët po kërkojnë të shkëputen nga një model politik dhe ekonomik që ka asfiksuar konkurrencën dhe meritokracinë. Një model që është ndërtuar në kurriz të brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm: të parëve duke ua ngrënë kontributin, të dytëve duke ua rrënuar trashëgiminë.

Së katërti, pasqyrimi i përditshëm i protestave në Shqipëri nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, duke u përqendruar te shkaqet reale të zemërimit qytetar dhe te mobilizimi i diasporës sonë si kurrë më parë, është investimi më i mirë për imazhin tonë si popull dhe për rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Rruga jonë drejt BE-së është penguar pikërisht nga ato plagë kundër të cilave protestohet sot: korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, institucionet e politizuara dhe kapja oligarkike e pasurive publike. Ajo që po ndodh sot është kundërprova më e fuqishme që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqiptarët po kërkojnë jetësimin e standardeve europiane. Ata po luftojnë me këmbëngulje për demokraci, liri, barazi, drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror. Po bëjnë atë që bëjnë qytetarët e përgjegjshëm në çdo demokraci europiane: projektojnë ndryshimin nga poshtë lart, drejt një modeli të ri për një Shqipëri të re.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, fryma e protestës nuk mund të shuhet, sepse ajo tashmë është më e madhe se zemërimi në rrugët e Shqipërisë apo në hapësirën digjitale. Mohimi i kësaj gjendjeje vetëm sa rrit koston e një ndryshimi që është i pashmangshëm. Shqipëria ka kapërcyer sfida të mëdha duke qëndruar e bashkuar. Ky moment kërkon më shumë atdhedashuri, përgjegjësi, etikë, ide, përqendrim forcash dhe guxim.

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!
Botë

Shkon në 40 numri i viktimave në Indonezi/ Nga tërmeti i magnitudës 7.7 çahet betoni, njerëzit ishin në gjumë!

15:30 - 15/08/26
“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë
Aktualitet

“E kuptoj që do të humbas gjithçka”, violinisti shqiptar flet pasi kapet me një sasi të madhe kokaine në Francë

15:24 - 15/08/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Ndryshime në Policinë Kriminale, të Kufirit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, ja kush lë postin

Ndryshime në Policinë Kriminale, të Kufirit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, ja kush lë postin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti të rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Porto Palermo, Himarë,...

Lexo më shumë
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

Aktivisti Arben Kola: Përdorin makina me ujë kundër protestuesve, por jo për shuarjen e flakëve

21:36 - 17/08/26
Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

Shpërthen skafi në Porto Palermo, plagosen disa persona

21:32 - 17/08/26
I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

I riu në protestë: Fondacioni Soros duhet të shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

21:24 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com