GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Opinioni publik është dëmtuar, evropianët presin Biden me shpresë por edhe rezerva

17:18 - 08/06/21
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Opinioni publik është dëmtuar, evropianët presin Biden me shpresë por edhe rezerva
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Presidenti Biden të shkojë në Evropë këtë javë, do të gjejë mes aleatëve një pritje të ngrohtë, por edhe ngurrim. Pararendësi i tij, Donald Trump ka lënë pas hijen e administratës së tij.

Presidenti Biden e fillon vizitën e tij të parë jashtë vendit të mërkurën, Ai do të marrë pjesë në takimin e G-7, një mbledhje të nivelit të lartë në NATO, si dhe me shefat e BE-së dhe gjithashtu një bisedë kokë më kokë në Gjenevë me udhëheqësin rus, Vladimir Putin.

Për shumicën e aleatëve të Amerikës, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një imazh çlirimi. Pararendësi i tij, Donald Trump ishte shpesh burim kaosi, duke akuzuar NATO-n se përfitonte në kurriz të Shteteve të Bashkuara, duke ofenduar Bashkimin Evropian dhe duke u larguar para kohe, plot mllef, nga takimi i G-7 në Kanada në 2018.

Në dallim prej tij, zoti Biden ka theksuar mbështetjen për diplomacinë ndërkombëtar duke u shprehur se “Amerika po rigjallëron angazhimin ndaj aleatëve dhe partnerëve” në një artikull në Ëashington Post këtë fundjavë.

“Mendoj se do të dëgjojmë mesazhe pozitive në vizitën e parë të zotit Biden në Evropë,” thotë Renata Dëan zëvendës drejtoreshë e grupit studimor, në organizatën “Chatham House”.

Por ka ardhur koha që Joe Biden të dëshmojë se “është më tepër se sa thjesht ‘jo Donald Trumpi’,” shtoi ajo.

Presidenti Biden ka riparuar marrëdhëniet me disa aleatë. SHBA u rikthye në Marrëveshjen e Parisit për klimën, nga e cila e nxori ish-Presidenti Trump. Po ashtu, administrata aktuale i dha fund një përplasjeje të vogël tregtare me BE-në lidhur me konkurrencën në aviacion si dhe po mbështet përpjekjet për të ringjalluar marrëveshjen me Iranin për kontrollin e ambicieve bërthamore të këtij vendi. Marrëveshja u braktis dhe u kritikua ashpër nga administrata e mëparshme.

Por ka pasur edhe ngërçe. Kryeministri britanik Boris Johnson, i cili do të kryesojë takimin e G-7 në Kornuoll që fillon më 11 qershor, synon t’i japë kuptim të ri këtij klubi ekskluziv me vendet më të fuqishme të botës, i cili ishte denigruar nga Presidenti Trump, pasi ai nuk kishte respekt e besim tek aleancat shumëpalëshe.

Zoti Johnson e mirëpret vëmendjen e administratës Biden kundër ndryshimeve klimatike, që ndihmon edhe për promovimin e takimit global për klimën COP26 që zhvillohet në Skoci në muajin nëntor. Po ashtu, premtimi i Presidentit Biden se Amerika do t’i dërgojë botës një pjesë të rezervave të saj me vaksina përputhet me thirrjet e zotit Johnson që G-7 të mobilizohet për të mundësuar imunizimin e mbarë globit brenda vitit 2022.

Për më tepër, udhëheqësi britanik shpresën që zoti Biden të bjerë dakord për një korridor transatlantik udhëtimesh për të ndihmuar turizmin dhe biznesin pas pandemisë. Ai ka kërkuar gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje tregtare SHBA-Britani, të cilën e ka reklamuar si fitore për Britaninë pas Brexitit.

Por, një marrëveshje e tillë tregtare nuk është përparësi në agjendën e zotit Biden. Kryeministrit Johnson do t’i duhet të punojë fort për të bërë për vete udhëheqësin amerikan që e ka quajtur në të kaluarën “klon fizik e emocional” i Donald Trumpit.

Zoti Biden e ka kritikuar Brexitin dhe ka shprehur shqetësim të veçantë për ndikimin mbi Irlandën e Veriut. Si rezultat i vijës kufitare që Irlanda e Veriut ndan me Irlandën – një vend anëtar i BE-së — ky territor britanik ka përfituar një status special ekonomik me BE-në gjë që ka rritur tensionet politike në Britani.

Zoti Biden, i vetëdijshëm mbi rolin kyç që luajtën Shtetet e Bashkuara për arritjen e marrëveshjeve që ndalën dhunën në Irlandën e Veriut, ka paralajmëruar se nuk do të ketë marrëveshje tregtare me Britaninë nëse Brexiti kërcënon marrëveshjet e paqes në Irlandën e Veriut.

SHBA ka divergjenca edhe me aleatë të tjerë evropianë. Zoti Biden ka filluar të forcojë lidhjet në NATO, pasi Aleanca u përfshi nga zemërimi dhe habia e shkaktuar nga qëndrimi i Presidentit Trump “secili për vete” dhe marrëdhëniet e tij të paqarta me Presidentin rus, Vladimir Putin. Presidenti Biden i ka siguruar aleatët në NATO se mbetet në fuqi doktrina e mbrojtjes së përbashkët nëse përballen me agresionin rus.

Politikanët në Britani e BE e mbështesin përgjithësisht thirrjen e zotit Biden për marrëdhënie “të stabilizuara e të parashikueshme” me Rusinë, por nuk kanë shumë shpresa për një arritje madhore në takimin me Putinin.

Shtetet e Bashkuara i janë përmbajtur thirrjes që vendet evropiane dhe Kanadaja duhet të paguajnë më shumë për të përballuar koston e operacioneve mbrojtëse të NATO-s, gjë që përsëritej me të madhe nga ish-Presidenti Trump.

Po ashtu ka fërkime të vazhdueshme lidhur me tubacionin Nord Stream 2 që po ndërtohet për të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik. Ky tubacion vazhdon të kundërshtohet nga të dyja forcat kryesore politike amerikane, pasi shihet si një objekt që do ta bëjë Evropën më të varur tek Rusia.

Ndërkaq, evropianët janë treguar më të kujdesshëm në ballafaqimin me Kinën dhe përgjigjen e tyre ndaj një Pekini që po tregon më vetëbesim dhe ambicie më agresive ekonomike.

Analistja Dëan thotë se evropianët “nuk duan ta gjejnë veten në mes të një ballafaqimi mes dy superfuqive. Evropa e ka provuar këtë në të kaluarën”.

Edhe Britania, e cila i ka përjashtuar firmat kineze nga rrjeti i saj 5G dhe u ka hapur dyert atyre që duan të largohen nga Hong Kongu të ndeshur me fushatën shtypëse të drejtuar nga Pekini, nuk është krejt e gatshme të përqafojë qëndrimin e fortë që po mban Uashingtoni ndaj Kinës.

Thomas Gift, pedagog për politikat në Londër, thotë se megjithë fjalët e ngrohta që u ka përcjellë aleatëve Presidenti Biden, vëmendja e tij kryesore është tek politika e brendshme: vaksinimi i amerikanëve, rigjallërimi i ekonomisë së dërrmuar nga pandemia dhe investimet në infrastrukturën e vjetëruar të vendit.

“Ai po qeveris si një president për amerikanët,” thotë zoti Gift.

Analisti shton se vitet nën Presidentin Trump i kanë bërë evropianët ta shohin ndryshe Amerikën: “Mendoj se opinioni publik në Evropë është dëmtuar. Megjithatë, udhëheqësit evropianë, në masë të madhe duan të punojnë me Shtetet e Bashkuara. Ata e kanë të qartë se SHBA është superfuqia më e rëndësishme globale, megjithëse kjo fuqi po gërryhet nga dalja në skenë e Kinës si superfuqi”./VOA.

Lajme të lidhura

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit
Botë

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit

09:58 - 28/04/26
‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit
Botë

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment
Aktualitet

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Para
Kryeministri Rama takon në Sofje homologun bullgar Stefan Yanev

Kryeministri Rama takon në Sofje homologun bullgar Stefan Yanev

TË FUNDIT

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut
Kosovë & Rajon

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26

Klima e tensionuar politike në Maqedoninë e Veriut duket se po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në arenën sportive. Një incident...

Lexo më shumë
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26
Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

Zbulohen tre ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 2 ukrainase dhe 5 kineze

14:00 - 28/04/26
Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

Sfidon Joshuan në ring, Prenga: Po më nënvlerësojnë, në korrik u prish planet dhe trondis botën

13:25 - 28/04/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

Përplasjet Rama-Spiropali/ Berisha: Ajo parti është lubizuar totalisht, janë në grahmat e fundit

13:15 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com