GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha në takimin e grave politikane: IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në takimin e grave politikane: IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se raporti i IBAR u amendua seriozisht për shkak të problemeve me drejtësinë dhe korrupsionin. Duke folur në tryezën ‘Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin’, Berisha u shpreh se opozita qëndron e bindur që të punoj fort për procesin e integrimit evropian.

Në fund, Berisha tha se shpreson që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë, pasi në gjykimin e tij është është i rëndësishëm.

Sali Berisha: Edhe një herë do të doja t’ju falënderoja shumë dhe t’ju siguroja se kjo konferencë është me rëndësi të madhe për ne dhe kemi mbështetje të madhe. Çfarëdo vështirësish të përballemi, ne qëndrojmë thellësisht të bindur që të punojmë fort për integrimin, procesin e integrimit evropian. Pavarësisht faktit se qeveria përpiqet ta mbajë atë pothuajse si proces të ndarë, jo vetëm për opozitën, por gjithashtu për publikun dhe shoqërinë civile. Ne qëndruam fort ndaj këtij zotërimi të këtij procesi dhe njëfarë përparimi është bërë. Disa gjëra u arritën në këtë drejtim, por përsëri ne këmbëngulëm. IBAR u votua sot për Shqipërinë, por siç e keni dëgjuar ju, u amendua. U amendua në mënyrë serioze pas qëndrimit të qeverisë ndaj hetimeve, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit.

Pra, ka pasur reflektime të mëdha të problemeve për t’u adresuar. Shpresoj që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë. Rajoni ynë është i rëndësishëm. Jo sepse siç thonë, ballkanasit prodhojnë më shumë histori sesa mund të konsumojnë, kështu që mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë atë të prodhojë pak më pak histori dhe më shumë të ardhme, është integrimi evropian. Ndaj mendoj se pavarësisht problemeve që kanë vendet tona, nuk ka rrugë më të mirë për t’i zgjidhur problemet e rajonit. Një rajon shumë i rëndësishëm, me potenciale të jashtëzakonshme, burime. Kështu që mbetem optimist për këtë. Faleminderit shumë dhe ju uroj suksese në konferencën tuaj.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

Mosdeklarimi i pasurisë, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com