GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita ankimon zgjedhjet e Himarës, i kërkon KQZ-së t’i shpallë të pavlefshme

22:47 - 09/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita ankimon zgjedhjet e Himarës, i kërkon KQZ-së t’i shpallë të pavlefshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar këtë të premte në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 4 Gusht në Himarë, duke mos njohur kështu fitoren e kandidatit socialist Vangjel Tavo.

Opozita i kërkon KQZ-së shpalljen e pavlefshmërisë në të 36 Qendrat e Votimit, me arsyetimin se ka prova të mjaftueshme për problematika dhe parregullsi të rënda gjatë procesit të votimit.

Sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, zgjedhjet në Himarë u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar ndërkohë që akuzon mazhorancën për pengim të votuesve, siç ishte rasti i kartave të identitetit të skaduara, zbarkimin e administratës në Himarë dhe pa lënë mënjanë intimidimin ndaj votuesve e bizneseve të zonës.

Në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës fitoi kandidati i mazhorancës Vangjel Tavo me 5022 vota, përkundër kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me 3545 vota.

“Koalicioni Bashkë Fitojmë, ka ardhur në dijeni të fakteve, indicieve dhe ka siguruar prova të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të rënda të procesit zgjedhor të ndodhura në të gjitha Qëndrat e Votimit (36-QV) të Bashkisë Himarë.

Zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë të 4 gushtit 2024 u mbajtën në një klimë politike të ngarkuar, ndërkohë që opozita në vijimësi e akuzon mazhorancën qeverisëse dhe eksponentë të saj për pengim te votuesve (rasti i kartave te identitetit te skaduara), perdorim te administrates ne zgjedhje, zbarkimin e gjysmes se ministrave ne ditet e fundit te fushates dhe te zgjedhjeve ne Himare, pa lene menjane intimidimet ndaj votuesve, bizneseve, pronareve te hoterise, te cilet ishin ne pikun e sezonit turistik gjate fushates dhe diten e zgjedhjeve.

Por, mbi te gjitha, problemi madhor në zgjedhjet e 4 gushtit ne Himarë ishte pamundësimi i votimit për zgjedhësit që kishin dokumente identifikimi të skaduara dhe ky numer votuesisht qe u penguan te votonin, ndryshe nga 1 vit me pare, ishte ne mbi 6000 votues ne Bashkine e Himares, ku ne total rezultoi se ne 4 gusht votuan rreth 8500 zgjedhes.

Ditën e zgjedhjeve, u bë publike një problematikë e ditur edhe më parë nga vetë KQZ-ja, që lidhej një numër shumë të lartë zgjedhësish, të cilët nuk dispononin në ditën e zgjedhjeve një dokument identifikimi të vlefshëm, pasi u kishte kaluar afati i përdorimit”, thuhet në ankimimin e opozitës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Paris 2024/ SHBA dhe Kina ‘kokë më kokë’, renditja e medaljeve të arta

Paris 2024/ SHBA dhe Kina ‘kokë më kokë’, renditja e medaljeve të arta

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com