GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita bllokon sot rrugët kryesore, priten përplasje me policinë

08:44 - 29/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita bllokon sot rrugët kryesore, priten përplasje me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme (e martë, 29 tetor) do të mbahet protesta e radhës e Partisë Demokratike në vijim të aksionit për mosbinde civile deri në plotësimin e kërkesës për Qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Ndryshe nga protesta e 7 Tetorit, protesta e sotme nuk do të jetë e përqëndruar vetëm në Tiranë, por do të bllokohen disa prej akseve kryesore në të gjithë vendin.

Më konkretisht, Partia Demokratike që prej orës 17:00 do të bllokojë këto akse rrugore:

  • Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
  • Rrethrrotullimi Milot
  • Rrethrrotullimi Shkozet
  • Rrethrrotullimi Bradashesh
  • Rrethrrotullimi Rrogozhinë
  • Rrethrrotullimi Levan

Në shkresën për të marrë leje që Partia Demokratike i ka dërguar Policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm në këto 6 rrugë, apo do të lëvizin dhe në pika të tjera. Afati i bllokimit po kështu mësohet se do të jetë 3 orë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Por, ndërkohë, Policia ia ka refuzuar lejën për protestë Partisë Demokratike, pasi bllokimi i qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve përbën vepër penale dhe paralajmëroi eksponentët e kësaj force politike se do të përballen me pasoja sipas ligjit.

“Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni. Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, në përgjigjen e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha që Policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm.

“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5d bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut.”, tha Bardhi.

Kjo situatë pritet të sjellë përplasje dhe në rrugë mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve.

Ndërkohë, së fundmi janë zbardhur dhe rolet dhe shpërndarja e deputetëve të Partisë Demokratike dhe drejtuesve të degëve të kësaj force politike.

Mësohet se tek rruga tek ish-sheshi “Shqiponja” do të jenë të pranishme deputetët:  Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët: Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi i Shkozetit do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja dhe Shijaku.

Në rrrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati.

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat dhe deputetët Luan Baçi, Kasëm Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj.

Ndërsa, deputetët Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, dhe Saimir Korreshi do të marrin pjesë në takimin e 18-të të komisionit ndërparlamentar të stabilizim asocimit, ku do të vijnë në Tiranë 10 deputetë të Parlamentit Europian.

Pjesëmarrja e tyre do të jetë me porosi të kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe do të mungojnë në fillimin e protestës që do të mbajë opozita në orën 17:00, por urdhërohen që menjëherë pas përfundimit të tryezës për integrimin, do t’i bashkohen qytetarëve në tubimin që do të mbahet në segmentin rrugor “Casa Italia – Sheshi Shqiponja”.

Etiketa: Kryesore1OpozitaPolicirruge

Lajme të lidhura

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Para
Shqipëri-Kosovë, nga sot qytetarët e dy shteteve do të udhëtojnë pa kontrolle

I dënuar në Maqedoninë e Veriut për trafik droge, arrestohet në Morinë 38-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve...

Lexo më shumë
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26
Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com