Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se opozita nuk ka arsye për të munguar në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, duke i bërë sërish thirrje që të marrë pjesë në proces.
Për t’u dhënë mundësi deputetëve opozitarë të jenë të pranishëm, ajo njoftoi shtyrjen e seancës për në orën 14:00.
“E ftoj opozitën sërish që të vijë në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe për t’u dhënë mundësinë që të jenë të pranishëm në këtë seancë, do ta vazhdojmë këtë seancë në orën 14:00”, tha Haxhiu.
Ajo theksoi se për zhvillimin e seancës kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve, përjashtuar rastet kur mungesa është e justifikuar me leje. Në këtë kuadër, Haxhiu bëri të ditur se është paraqitur vetëm një kërkesë e tillë.
Sipas saj, të gjithë 120 deputetët duhet të përmbushin detyrimin e tyre kushtetues për të marrë pjesë në seancë.










Discussion about this post