GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Opozita kërkon Ramën në Kuvend, Spiropali: Garda të ikë, s’kemi frikë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita kërkon Ramën në Kuvend, Spiropali: Garda të ikë, s’kemi frikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i bëri thirrje Gardës së Republikës që të largohej nga foltorja se nuk kishin frikë nga deputetët e opozitës.

“I bëj thirrje punonjësve të gardës, që të largohen nga foltorja se ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Ju lutem largohuni, le të rrinë në foltore dhe të bëjnë zhurmën.

Ne patëm durimin që të dëgjonim më shumë se 20 deputetë për procedurë, që vetëm për procedurë nuk qe. Ju dëgjuam me respektin më të madh, pa ndërhyrë, jo se nuk kemi çfarë themi, por se respektojmë deputetët dhe këtë parlament.

Sa i takon përballjes me të vërtetën nuk kemi hezituar as në këtë Kuvend, dhe as në Komisionet Hetimore, ku vetë kryeministri është përgjigjur me orë të tëra.

Një precedent i vendosur nga kjo qeveri, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos me akuza kriminale, dhe i vazhdoni edhe sot. Sa herë që votoheni populli shqiptar jua kthen përgjigjen me votë, për respekt të publikut në Konferencën e Kryetarëve ne diskutuam për interpelancën dhe mocionin me debat që kërkuat ju, urgjencën nuk mund ta përcaktoni ju.

Albana nuk e kuptoj pse vazhdon që ti biesh foltores.

Gara për urgjencën është mes grupimeve tuaja se kush do të flasë i pari, se ne për urgjencë votuam protestuesit autorizimit në seancën e kaluar, se ndryshe nga ju ne nuk bëjmë politikë të ditës me çështje të drejtësisë.”, tha Spiropali.

Gjithashtu, ditën e sotme studentët e mjekësisë po protestojnë jashtë Parlamentit teksa pritet të votohet projektligji që i detyron që pas mbarimit të universitetit, të punojnë 5 vite në vend.

Protestës së studentëve iu bashkuan edhe disa prej deputetëve të opozitës, të cilët pasi dëgjuan shqetësimet e studentëve u futën sërish në Kuvend, duke u mbledhur rreth Foltores.

Studentët kanë kërkuar të bëhen pjesë e seancës. Studentët kanë thënë se i kanë bërë kërkesë kryetares së parlamentit Lindita Nikolla por nuk kanë marr përgjigje.

Deputetët e opozitës, të cilët bllokuan foltoren, të përfaqësuar nga Zheni Gjergji, e cila bëri thirrje që fjala e studenteve të dëgjohet.

Etiketa: bllokohet foltorjaKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës
Breaking Views

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë
Breaking Views

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’
Breaking Views

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
Para
SHBA, gati dronët që paralajmërojnë për situata emergjente

SHBA, gati dronët që paralajmërojnë për situata emergjente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia
Breaking Views

Portugalia mposht Norvegjinë e Haaland, surprizë në Gjermani, fiton Greqia

22:56 - 27/09/26

Portugalia ia del të marrë maksimumin e saj edhe pa Cristiano Ronaldon në fushën e lojës. Në Oslo, skuadra luzitane...

Lexo më shumë
Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

Me thirrjet “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!” mbyllet dita e 120 e protestës

22:46 - 27/09/26
“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

“Krimi ka kokë”, protestuesit mesazh Ramës në bulevardin para Kryeministrisë

21:48 - 27/09/26
Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

Aktivisti Ditan Goxhaj: Nuk ka kthim pas! Pushteti nuk largohet nëse ne nuk paguajmë ‘çmimin’

20:53 - 27/09/26
“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

“Më 3 tetor në Bruksel, ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Aktivisti: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën…

20:43 - 27/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com