GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozita kërkon zgjedhje, Zaevi hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën doli me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo parti, para, por edhe pa, fitores në zgjedhjet lokale, synonte rrëzimin e qeverisë përmes krijimit të një shumice të re parlamentare. Por, lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një paraqitje para mediave, tha se një shumicë e re nuk do të reflektonte fitoren e thellë në zgjedhje, andaj edhe kërkon përballje të re në zgjedhje, sipas tij, për të delegjitimuar garniturën aktuale edhe në pushtetin qendror.

“Zgjidhja më e mirë për Maqedoninë në këtë moment do të ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuese për të garantuar dhe siguruar një qeveri stabile. Zgjedhjet e shpejta nuk kanë alternativë për një qeveri të re, e cila do të jetë në gjendje të përballet me sfidat që ndodhen para nesh. Qeveria e re do të duhej të relaksonte edhe raportet në shoqëri, që t’u jepet fund ndarjeve dhe konflikteve”, deklaroi Mickoski.

Në rast se kërkesa për zgjedhje refuzohet, kjo, sipas kreut të opozitës maqedonase, nënkupton futjen e vendit në krizë edhe më të thellë nga qeveria, siç shprehet, e korruptuar dhe e delegjitimuar.

“Nëse qeveria e refuzon këtë ofertë tonën për zgjedhje të shpejta parlamentare, kjo nënkupton se e gjithë përgjegjësia për periudhën që kemi para nesh do të bjerë mbi këtë qeveri të korruptuar dhe të dështuar, si për krizën energjetike, përballjen me pandeminë apo valën e re që ndodhet para nesh, gjendjen katastrofale në arsim, rënien në ekonomi, etj. Kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin në zgjedhjet lokale, çdo zvarritje do të thotë vazhdim i krimit dhe korrupsionit dhe varfërim i qytetarëve”, tha Mickoski.

Ndërkohë, Zoran Zaev nuk e ka komentuar kërkesën e liderit të opozitës. Zaev ende nuk e ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të cilën e paralajmëroi natën e 31 tetorit kur pranoi disfatën në zgjedhje nga VMRO DPMNE-ja.

Larg mediave, Zaev ka pasur takime me partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët i kanë dhënë mbështetje në drejtimin e qeverisë.

“Jemi para sfidave, por edhe mundësive të shumta, qofshin ato të krizës së pandemisë apo krizës energjetike, si dhe mundësisë që na ofrohet për nisjen e bisedimeve në dhjetor. Kjo mendoj se i imponon vendit një parashikueshmëri, veçanërisht tani në muajt në vijim. Mendojmë se këto janë argumente se pse deklarata e kryeministrit ishte e ngutshme dhe duhet të reflektojë pasi në pyetje janë interesa më të mëdha të shtetit që i tejkalojnë edhe emocionet individuale”, deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani.

Lëvizja Besa, e cila po ashtu është pjesë e qeverisë, kërkon që vendimet për dorëheqjen e kryeministrit duhet të merren në konsultim me partitë e koalicionit, por edhe me faktorin ndërkombëtar.

“Zgjedhjet lokale ishin një indikator i fuqishëm për të marrë vendime të momentit dhe për të reflektuar për atë që ka ndodhur. Por, unë konsideroj se vendimet përfundimtare duhet të merren nga ana e kryeministrit – fillimisht me partinë e tij, pastaj në konsultim me partnerët e koalicionit dhe përfundimisht me faktorin ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut nuk është një ishull i vetmuar që mund të vendosë për konsultim pa artnerët tanë ndërkombëtarë për vendimin që marrim”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në qershor të vitit 2020. LSDM-ja kishte fituar 46 mandate apo dy më shumë se VMRO DPMNE-ja që mori 44 mandate. Zaevi e formoi qeverinë me BDI-në që kishte fituara 15 deputetë dhe deputetin e vetëm të PDSH-së, duke siguruar kështu 62 vota nga parlamenti prej 120 deputetësh. /Marrë nga REL

Etiketa: Maqedonia VeriutOpozitaZgjedhjeZoran Zaev

Lajme të lidhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
BE pezullon fondet për Serbinë, Marta Kos: Shkak politika e Beogradit ndaj sistemit të drejtësisë
Kosovë & Rajon

Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

15:31 - 11/05/26
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë
Kosovë & Rajon

Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe që kryen krime lufte në Kosovë

08:54 - 11/05/26
Para
Habit Donaldi, tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Habit Donaldi, tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!
Breaking Views

“Jam i vetmi që depozitova platformë për kryetar”, Salianji: Berisha përjashtoi edhe zonjën Mereme që e futi vetë!

23:05 - 12/05/26

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pasi nuk u lejua të...

Lexo më shumë
U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com