GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Opozita në Malin e Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë, nuk siguroi një votë

10:16 - 15/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita në Malin e Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë, nuk siguroi një votë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita gjatë tërë kohës pohonte se për këtë iniciativë ka 41 deputetë nga 81 sa numëron Parlamenti i Malit të Zi, por siç duket nuk ia doli të sigurojë një votë nga partitë në pushtet, megjithëse nga këto të fundit u akuzua se ka zhvilluar bisedime te fshehta. Sipas opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Millo Gjukanoviç arsyeja për tërheqje të nismës, ishte paralajmërimi i partisë në pushtet Fronti Demokratik pro serb, i cili ka paralajmëruar se do të dorezojë iniciativën për shkurtimin e mandatit të parlamentit. Fronti Demokratik thotë, se do të kërkojë dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme mirëpo “këtë propozim nuk e kanë pranuar partnerët e koalicionit qeverisës” dhe se Fronti nuk ka numrin e duhur për jetësimin e kësaj nisme.

Kryeministri Krivokapiq: Dështimi i mocionit të mosbesimit fitore e qeverisë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Zdravko Krivokapiç. Pas dështimit të mocionit të mosbesimit ai në një konferencë shtypi tha, se tërheqja e opozitës është fitore për qeverine që ai udhëheq. “Kjo është loja e atyre që tentuan që me korrupsionin politik të fitojnë vota”. Kryeministri ka thënë po ashtu se Partia Demokratike e Socialistëve ka shpenzuar 20 milionë euro në tentativë për të rrëzuar qeverinë. Kryeministri i Malit të Zi ka thënë po ashtu se qeveria do të japë dorëheqje në fund të qershorit të vitit 2022, nëse nuk realizohet buxheti. Ndërsa në parlament vazhdojnë akuzat e ndërsjellta ndërmjet opozitës dhe partive të koalicionit qeverisës dhe në rradhët e vetë koalicionit, kriza politike në Mal të Zi thellohet gjithnjë e më shumë. Qytetarët po ashtu janë të pakënaqur me punën e qeverisë.

Hulumtimet e bëra nga “Qendra për demokratizim dhe të drejtat e njeriut” të cilat u prezantuan nga drejtoresha Milena Beshiq dhe që kishin të bënin me hulumtimin e opinionit publik nga data 1 deri më 11 dhjetor 2021 treguan se një në tre të anketuar, respektivisht 33,1 % janë shumë të pakënaqur me punën e qeverisë. Po ashtu hulumtimet e bëra tregojnë, se Mali i Zi është duke shkuar drejt rrugës së gabuar dhe se në pyetjen se a duhen shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme 31,7 % e të anketuarve mendojnë se ato duhen shpallur sa më parë, ndërkohë që 26,2 % theksojnë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk duhet të shpallen.

Marrë nga : DW

Etiketa: Mali i Zimrrezimi i qeveriseOpozita

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
“Shpejt lekët”! Detajet si u grabit posta në Babrru, u larguan drejt Alliasit me biçikletë

“Shpejt lekët”! Detajet si u grabit posta në Babrru, u larguan drejt Alliasit me biçikletë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com