GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita në rrugë më 22 dhjetor, Berisha shpall aksion kombëtar

14:01 - 13/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita në rrugë më 22 dhjetor, Berisha shpall aksion kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpallur thirrjen për një protestë kombëtare më 22 dhjetor, duke paralajmëruar se opozita do të intensifikojë aksionin politik dhe protestat deri në krijimin e një qeverie teknike që, sipas tij, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë një deklarate para strukturave të PD-së, Berisha u shpreh se opozita ndodhet përballë një problemi themelor të ekzistencës së saj politike, në një vend që ai e cilësoi si diktaturë autoritare, ku pushteti përdor të gjitha mekanizmat shtetërorë për të manipuluar procesin zgjedhor.

“Në farsën elektorale më të shëmtuar në histori, shqiptarët votuan mbi 500 mijë për opozitën dhe PD-në si forcë të parë. Sot PD-ja është përballë një alternative: të mbetet opozitë e farsave elektorale apo të vendosë si qëllim rrëzimin e këtij regjimi dhe rikthimin e votës së lirë,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi qeverinë se ka përdorur miliarda euro përmes gjobave, kamatave dhe skemave financiare që, sipas tij, prekin qindra mijëra familje dhe dhjetëra mijëra biznese, ndërsa paralelisht ka arrestuar drejtues të opozitës në vit elektoral.

Berisha sulmoi ashpër edhe funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se parlamenti kontrollohet plotësisht nga qeveria, ndërsa mediat, sipas tij, janë shndërruar në “altoparlantë të pushtetit”, duke mbuluar skandalet dhe duke sulmuar opozitën.

Në fjalën e tij, ai denoncoi gjithashtu atë që e cilësoi si lobim ndërkombëtar të paguar nga qeveria, për të mbrojtur imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe për të relativizuar problematikat e zgjedhjeve dhe korrupsionit.

“Deklaratat për zgjedhje të lira nuk janë spontane. Janë të paguara. Janë produkt i lobingjeve që zëvendësojnë standardet dhe kriteret demokratike,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, opozita nuk ka më kohë për filozofi politike, por duhet të përqendrojë të gjitha energjitë në largimin e qeverisë nga pushteti, pasi, siç tha ai, “me votë kjo qeveri nuk largohet”.

“Duhet t’i besojmë protestës. Duhet t’i organizojmë dhe t’i nisim sa më parë. Protestat para Kryeministrisë kanë nisur, por më 22 dhjetor thërrasim protestë kombëtare,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të jetë nxitëse e protestave deri në ditën e fundit, derisa të realizohet qëllimi kryesor i opozitës: krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje të lira.

“Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD,” përfundoi Berisha.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Liam Neeson sqaron qëndrimin e tij: Nuk jam kundër vaksinave
Aktualitet

Liam Neeson sqaron qëndrimin e tij: Nuk jam kundër vaksinave

15:45 - 13/12/25
Kampionia amerikane thyen rekordin/ Skiatorja alpine fiton Kupën e Botës pas 8 vitesh
Aktualitet

Kampionia amerikane thyen rekordin/ Skiatorja alpine fiton Kupën e Botës pas 8 vitesh

15:20 - 13/12/25
‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
Para
Tentoi të largohej nga vendi, kapet në Muriqan 33-vjeçari. Ja për çfarë kërkohej …

Shpërndanin kokainë në Kuçovë dhe Poliçan, arrestohen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25

Nga Andi Bushati Sado që SPAK duket se ka dështuar, sëpaku përkohësisht, me Belinda Ballukun, pas vendimit të kushtetueses për ta...

Lexo më shumë
Liam Neeson sqaron qëndrimin e tij: Nuk jam kundër vaksinave

Liam Neeson sqaron qëndrimin e tij: Nuk jam kundër vaksinave

15:45 - 13/12/25
Kampionia amerikane thyen rekordin/ Skiatorja alpine fiton Kupën e Botës pas 8 vitesh

Kampionia amerikane thyen rekordin/ Skiatorja alpine fiton Kupën e Botës pas 8 vitesh

15:20 - 13/12/25
‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

Kapet banda shqiptare që kultivonte drogë në Spanjë, arrestohen 9 persona

14:45 - 13/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com