GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Opozita nis nga konceptet

20:37 - 11/07/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Plehrat janë vdekje urbane, kurse pastrimi i plehrave janë vdekja e demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artan Fuga

Një zonjë deputete, ekonomiste, për të cilën si person individual kam respekt, pavarësisht zgjedhjeve të saj politike që nuk më kanë bindur fare,  shkruan se shumica e të vetëpunësuarve janë në sektorin e  bujqësisë….

Dhe më tej vazhdon analizat e saj!

Me respekt, i them se qysh në konstatim është gabim. Qysh në koncept është gabim!

Pasojat e kësaj pastaj janë të mëdha.

Të jesh i vetëpunësuar do të thotë të paguhesh me rrogë, me pagë, nga vetvetja. Kush paguhet me rrogë sot në sektorin e bujqësisë familjare? Se vetëpunësim do të thotë që dikush punëson veten, pra ka kontratë pune me veten.

Të quhesh i vetëpunësuar do të thotë të punosh në një ekonomi që shet, jo për nevojat e tua familjare. Se kështu gratë shtëpiake në qytet do të quhen edhe ato të vetëpunësuara. Sa janë bujqit që janë fermerë, pra që nuk prodhojnë vetëm për të mbijetuar, për nevojat e tyre ushqimore, pra thjesht për t’u vetëushqyer, por për treg?

Mundet që popullsia rurale të jetë e madhe, por edhe kjo është shumë debatueshme, kurse të barazosh popullsinë rurale me të vetëpunësuarit në bujqësi është një gjë e padrejtë statistikore. E pasaktë. Në familjen e bujkut sa punojnë vërtet në bujqësi?

Të flasësh për numur të madh a të vogël, do të thotë të nënkuptosh se ata vetëpunojnë  gjithë kohën vjetore. Po a punojnë gjithë vitin bujqit tanë? Edhe në dimër, a në kohë të tjera? Sa janë këta? Kush i di?

A ka statistika që tregon se kush punon, sa kohë punon, sa paguhet dikush në sektorin e bujqësisë?

Kur opozita integron koncepte që janë propagandë e qeverisë, atëhere është e tërhequr në zall të lumit dhe rrezikon të mbytet.

Opozita nis nga konceptet!

Nëse nis të mendojë duke u mbështetur te propaganda e INSTAT-it do të jetë si këta dhjetë vjet në zall të lumit!

Etiketa: Artan Fugakonceptetkryesore2Opozita

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Maqedonasit në ditën e tetë të protestës, kundërshtojnë propozimin francez

Maqedonasit në ditën e tetë të protestës, kundërshtojnë propozimin francez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Lexo më shumë
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com