GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët votojnë kundër

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët votojnë kundër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave të ministres serbe, e cila deklaroi se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht.

Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhorancën për mungesën e një qëndrimi të qartë kundër këtyre deklaratave, e ftoi atë të rishikojë qëndrimin dhe të miratojë rezolutën që e mban pezull prej disa vitesh, ku dënohen krimet serbe.

“Patriotizmi nuk është retorikë politike, por qëndrime dhe akte dinjitoze në mbrojtje të qytetarëve”, tha Vokshi.

Në këtë frymë opozita i propozoi Komisionit edhe daljen me një deklaratë kundër ministres serbe dhe nisjen e procedurave për dënimin ndërkombëtar të saj për shkak të evokimit të gjenocidit të Millosheviçit, propozim ky që u rrezua nga ana e mazhorances.

Deklarata e propozuar:

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, shqyrtoi me shqetësim dhe revoltë të thellë deklaratat e bëra publikisht nga ministrja e Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, “po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë”.

Si Komisioni përgjegjës për politikën e jashtme në Kuvend, shpreh qëndrimin e mëposhtëm dhe deklaron qëllimin e tij për të ndjekur këto drejtime veprimi:

  1. Komisioni dënon në mënyrë të prerë dhe ashpërsisht këto deklarata, të cilat përbëjnë lavdërim të hapur të një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, spastrimit etnik në Kosovë, dhe shpërfaqin nostalgji të neveritshme për politikat e regjimit të Millosheviçit, të dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
  2. Komisioni rikujton dhe dënon vendosmërisht krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës gjatë viteve 1998–1999, masakrat, dëbimet masive të mbi 800 mijë shqiptarëve, dhunimet sistematike, djegien e fshatrave, krime të dokumentuara nga Tribunali i Hagës dhe të regjistruara përgjithmonë nga historia dhe drejtësia ndërkombëtare si pjesë e një fushate kriminale spastrimi etnik ndaj popullit shqiptar.
  3. Komisioni përkulet me nderimin më të thellë përpara kujtimit të martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës, civilë, gra, fëmijë e pleq, si dhe luftëtarë të rënë në mbrojtje të lirisë e mbijetesës së kombit, dhe shpreh mirënjohje ndaj heronjve të gjallë, ish-luftëtarëve, të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave, që me sakrificën e tyre kanë ruajtur të vërtetën historike dhe kanë kontribuar pakthyeshmërisht në ndërtimin e Republikës së Kosovës si shtet i lirë e sovran.
  4. Komisioni vlerëson se çdo deklaratë që lavdëron, minimizon apo relativizon këto krime përbën fyerje të rëndë ndaj kujtimit të viktimave dhe nxitje të rrezikshme ringjallëse të ideologjive gjenocidale në rajon, dhe shpreh solidaritet të plotë me Republikën e Kosovës, duke përshëndetur vendimin e autoriteteve kosovare për të shpallur ministren Paunoviç persona non grata, si dhe qëndrimet e ShBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian ndaj deklaratës së saj.

4/1 Komisioni vlerëson se deklarata e ministres Paunoviç minojnë frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet popujve të rajonit, duke rihapur plagë historike dhe duke dëmtuar besimin e ndërtuar përmes proceseve të dialogut rajonal.

4/2 Gjithashtu kjo retorike minon rrugën e integrimit evropian të Serbisë, pasi bie ndesh me vlerat themelore mbi të cilat ngrihet Bashkimi Evropian dhe me kriteret politike të kërkuara për vendet kandidate, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe të kaluarës historike

4/3 Komisioni i kërkon Kuvendit miratimin e projektrezolutës së propozuar nga Partia Demokratike për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, si shprehje e unitetit përtej ndarjeve politike në mbrojtje të kujtesës kombëtare.

  1. Komisioni i kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të shpallë ministren Snezhana Paunoviç persona non grata, duke i ndaluar hyrjen dhe tranzitimin në territorin shqiptar.
  2. Komisioni nxit qeverinë shqiptare për të eksploruar rrugët ligjore ndaj Ministres Paunoviç, dhe referimin e saj për nxitje publike të spastrimit etnik/gjenocidit, parashikuar në nenin III, pika c, të Konventës së OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (1948).
  3. Komisioni i bën thirrje Qeverisë së Serbisë të distancohet publikisht dhe pa mëdyshje nga këto deklarata, të marrë masa të menjëhershme institucionale ndaj çdo zyrtari që promovon ideologji të tilla, dhe të përballet sinqerisht me të kaluarën, si kusht themelor për besueshmërinë e proceseve të normalizimit rajonal dhe integrimit evropian.

8.Komisioni për Punët e Jashtme rithekson se e vërteta historike dhe kujtesa e viktimave janë të panegociueshme, se nderimi ndaj martirëve e heronjve të Kosovës mbetet detyrim moral e kombëtar i përhershëm për gjithë shqiptarët, dhe se paqja rajonale mund të ndërtohet vetëm mbi ndarjen e vërtetë e të pakthyeshme nga politikat konfliktuale e gjenocidale të së kaluarës.

  1. Komisioni deklaron gatishmërinë e tij në mbrojtje të parimeve të fqinjësisë së mirë, dialogut konstruktiv dhe reciprocitetit mbi të cilat bazohet paqja, stabiliteti dhe bashkëjetesa në Ballkanin Perëndimor.
Etiketa: deklarateopoziteSerbi

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Aktualitet

Maqedonia e Veriut ul çmimet e karburanteve, Shqipëria mbetet në vendnumëro

09:56 - 01/09/26
Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset një 22-vjeçar! Transportohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:27 - 01/09/26
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Qeveria shpërfill kërkesën e protestuesve për ta anuluar
Aktualitet

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Qeveria shpërfill kërkesën e protestuesve për ta anuluar

09:11 - 01/09/26
Para
Qytetarët mblidhen para Kuvendit, protestuesit ‘armatosen’ me vezë

Qytetarët mblidhen para Kuvendit, protestuesit ‘armatosen’ me vezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Aktualitet

Maqedonia e Veriut ul çmimet e karburanteve, Shqipëria mbetet në vendnumëro

09:56 - 01/09/26

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar këtë të hënë (1 shtator 2026) se kanë vendosur të ulin çmimin e...

Lexo më shumë
Thellohet bilanci tragjik në Nepal dhe Tibet, mbi 1,000 viktima dhe afro 4,500 të zhdukur

Thellohet bilanci tragjik në Nepal dhe Tibet, mbi 1,000 viktima dhe afro 4,500 të zhdukur

09:50 - 01/09/26
Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset një 22-vjeçar! Transportohet me urgjencë te Trauma

Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:27 - 01/09/26
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Qeveria shpërfill kërkesën e protestuesve për ta anuluar

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Qeveria shpërfill kërkesën e protestuesve për ta anuluar

09:11 - 01/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Irani lëshoi raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron Teheranin: Do përgjigjemi ashpër

08:57 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com