GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë

18:45 - 29/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita duhet t’i nënshtrohet një procesi pajtimi kombëtar për të zgjedhur emrin e kandidatit që do ta përfaqësojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

Kështu u shpreh i mandatuari i Partisë Demokratike për negociatat, Ilir Alimehmeti. Sipas Alimehmetit, opozita duhet të harrojë ndasitë e së shkuarës dhe të bëhet bashkë për interesin kombëtar. Ai nuk përjashtoi bashkëpunimin as me Lulzim Bashën apo Agron Shehajn.

“Çdo forcë që ndjen veten opozitare ne i kemi shtrirë dorën, u kemi thënë hajde takohemi qoftë dhe informalisht për të kuptuar nëse ka bazë bashkëpunimi. Ne kemi nevojë t’i nënshtrohemi një procesi pajtimi kombëtar që të kuptojmë që gjërat me njëri-tjetrin janë më të vogla në krahasim me interesin kombëtar.

Ky komb po vdes. A po na ikën rinia ne? Po bie numri i lindjeve është një komb që po rrudhet e po plaket. Është e nevojshme nga kampi opozitar një pajtim kombëtar. Duhet të harrojmë diferencat e fërkimet në të kaluarën përkarshi të keqes që kemi përballë. Kjo është fryma me të cilën shkojmë në këto diskutime; dorë e lirë për propozime nga ana e tyre dhe do të diskutohen”.

Alimehmeti tha në A2 CNN se aktualisht janë në diskutime me partitë opozitare për emrin e kandidatit që plotëson kriteret dhe gëzon mbështetjen e të gjithë opozitës. Sipas tij ka shumë emra dinjitozë edhe nga shoqëria civile.

“Ne aktualisht po kërkojmë siç po i kërkojmë edhe zotit Shehaj patjetër që edhe mund të propozojë nëse ka disa emra absolutisht po që do të merret në shqyrtim.

Nuk po shkojmë me emrin tonë që të kërkojmë mbështetje, por jemi në ventilim, që do të thotë marrim emra të ndryshëm ka edhe emra nga shoqëria civile, emra dinjitozë që diskutohen kriteret që duhet të jenë opozitarë që kanë qëndruar kundër regjimit për një kauzë civile, person me integritet, duhet të jetë patjetër që të kapërcejë gardhin e partisë dhe të gëzojë mbështetjen e të gjithë frontit opozitar që do krijohet.

Në këtë fazë jemi në diskutime formale. Kjo ka qenë linja e punës, më pas partitë parlamentare opozitare nëse e ndjen veten opozitar ne shtrijmë dorën e bashkëpunimit”.

Ai njoftoi se shumë shpejt do të kenë edhe një takim me kreun e partisë Mundësia për të [parë mundësinë e bashkëpunimit.

“Dhe është te zoti Shehaj që ka dy deputetë në parlament dhe pastaj te partitë e tjera dhe më pas edhe në shoqërinë civile. Demokracia është përfaqësim. Shumë shpejt do ta takojmë zotin Shehaj, po të jetë mundësia edhe sot. Jemi në fazën ku presim propozimet. Nëse vjen një kandidaturë e mirë e dinjitoze nga propozimet përkatëse, ne duam t’i japim prioritet kësaj lloj kandidature”.

Lajme të lidhura

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Para
Raporti i Instat/ Dorian Teliti: Bujqësia dhe industria në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

Raporti i Instat/ Dorian Teliti: Bujqësia dhe industria në recesion, rritja ekonomike vetëm në letra!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com