GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita: Thirrja e Ramës për SPAK-un presioni i patolerueshëm

10:41 - 10/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Socialistët e korruptuar në afera, Rama: S’kam ditur gjë, ma bënë prapa krahëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë Rama i kërkoi SPAK-ut të godasë kuçedrën e korrupsionit në Shqipëri dhe të hetojë ish-kryeministrin Berisha. Opozita e quan presionin ndaj SPAK-ut të patolerueshëm.

Me një gjuhë figurative të ashpër Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bëri thirrje Strukturës Anti-Korrupsion, (SPAK) “të godasë në kokë kuçedrën e korrupsionit” dhe “të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, krimeve, vjedhjeve.”  Në kongresin e PS-së, zhvilluar të shtunën (09.04), ai e nxiti SPAK-un të hetojë ish-kryeministrin Berisha, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) e shpalli në maj të vitit të kaluar “persona non grata” për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”

“Ata që akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë duhet të përfshihen në hetimet e SPAK-ut që duhet të hetojë nëse akuzat e qeverisë amerikane janë ose jo të bazuara.” – tha Rama në Kongresin e PS.

Reforma në drejtësi dhe goditja e korrupsionit

Në fjalën e tij prej rreth një ore e gjysmë në Kongresin e PS, kryeministri Rama u ndal gjatë në pritshmëritë e qytetarëve nga reforma në drejtësi, të fokusuara në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë. Dënimin me burg në shkurt të këtij viti për shpërdorim detyre të ish-ministrit të brendshëm socialist, Saimir Tahiri, arrestimet me burg nga SPAK-u të Lefter Kokës, ish-ministër i Mjedisit në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Rama dhe deputetit socialist Alqi Bllako, që të dy për aferën e Inceneratorëve kryeministri Rama i konsideroi si rezultate të dukshme të reformës në drejtësi, që po godet zyrtarë të PS, forcës politike në qeverisje, gjë që sipas tij në qeverisjet e mëparshme të ish-kryeministrit Berisha as që mund të përfytyrohej.

Rama tha se përgjegjësia e zyrtarëve të lartë të qeverisjeve socialiste të arrestuar nga SPAK-u është “vetëm personale dhe PS nuk është zyrë avokatie për askënd.” dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë edhe për pasuritë e prokurorëvedhe gjykatësve që vettingu i ka nxjerrë jashtë sistemit.

Opozita: Presioni ndaj SPAK-ut i patolerueshëm

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e quajti propagandë kongresin e PS „që nuk mund të fshehë keqeverisjen dhe varfërinë e shqiptarëve.” Në median sociale ai theksoi që kryeministri Rama nuk përmendi vjedhjen e miliona eurove nga ministrat e deputetët e tij në aferën e inceneratorëve dhe heshti për boshatisjen e vendit nga emigrimi i rinisë.

Komisioni i Rithemelimit të PD i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha i cilësoi në një deklaratë për mediat “të patolerueshme, të pafalshme dhe tërësisht kriminale presionin dhe shantazhin e hapur që Edi Rama ushtroi ndaj organeve të reja të drejtësisë”./Deutsche Welle

Etiketa: Deutsche WelleEdi RamaOpozitapresion i patolerueshemSpak

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Mori fund lidhja? Sarah Berisha shfaqet në krahë me Dj PM

Mori fund lidhja? Sarah Berisha shfaqet në krahë me Dj PM

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com