GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Opozita “tufë qorrash”, media e censuruar/ Njësoj si në kohët e vjetra

20:32 - 15/05/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

 

Imagjinoni sot të përdoren fjalë që nuk kanë asnjë kuptim pas tridhjetë vitesh gjoja demokraci.

Votim i lirë

Shanse të barabarta për qytetarët

Qytetar i mirëinformuar dhe i formuar

Mirëqënie

Konkurrim idesh

Media të lira dhe të pavarura

Zhvillim teknologjik

Kulturë kombëtare

Demokraci lokale

Hapje kulturore me Perëndimin

Treg i lirë

Të gjitha këto fjalë janë kthyer në forma bosh, pa përmbajtje. Ato që tridhjetë vite më parë konsideroheshin nga brezi i kohës si ëndrra. Tani nuk flitet fare për qytetarë, por vendin e kanë zënë pjesëtarët në mitingje ulur në karrige plastmasti.

Gazetarit të pavarur i thërrasin kadri.

Opozita quhet “tufë qorrash” dhe budallenjsh!

Profesorët janë bandë kopjacësh që meritojnë veting

Bujqit që kanë rendimente qesharake në prodhime quhen fermerë.

Burri dhe gruaja që rrinë pas banakut të ndonjë kioske quhen biznesmenë familjarë.

Ca vende urbane që ngjajnë si kampe përqendrimi për autovetura quhen parkingje.

Librat që shiten në përsheshe gjithë pluhur dhe me kopertina tejet të lodhura quhen kulturë.

Një megafon që transmeton gjithë ditën këngë të viteve ’70 quhet media publike.

Gjithë ditën dëgjon këngën MARGJELO!

Ata që lenë atdheun duke ikur nga sytë këmbët quhen emigrantë ekonomikë të integruar në tregun e lirë.

Njeriu që bosi e vendos në një listë që ua paraqet votuesve të rrallë dhe që ngre e ul dorën sipas uljes dhe ngritjes të syve të shefit quhet deputet.

Ngritja e kullave bina quhet rritje ekonomike.

Dhënia e pasurive kombëtare badjava privatëve quhet partneritet.

Letra pa asnjë vlerë në tregun e punës quhen diploma.

Ne kemi shkuar në fis!

Vendimarrja ne kohën e diktaturës varej nga nja njëzet a tridhjetë veta. Nga sa veta varet sot?

Këmbë artisti i huaj nuk shkelte dot në Shqipëri në diktaturë? Sa artistë në vit vijnë nga jashtë në skenat tona sot?

Bëheshin ndoca dhjetra filma me metrazh të gjatë shqiptarë. Sa filma shqiptarë, drama, etj. prodhohen sot me markën shqiptare?

Në diktaturë punohej kot në jo pak raste, por edhe bëheshin vepra të mëdha. Sot rrihet kot.

Diktatura të përgjonte dhe të mbyllte gojën duke të kërcënuar me shkop, internim, vrasje. Sot administrata ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon.

Nuk kishte në diktaturë media të lira dhe pluralitet mediash dhe diversifikim opinionesh në media. Cfarë qendrimi mban pushteti ndaj mediave sot?

Nuk jemi kthyer në fis?

Ku është tregu i lirë sot? Po njësoj si në kohët e vjetra ku pushteti e kontrollonte ekonominë.

Në fis!

Kthyer atje ku ishim! Fjalët ndryshojnë!

Etiketa: Artan Fugacensuredikatatuteekonomi e kontrolluarkryesore2media e lireOpinionTreg

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Vizita e Gjekmarkajt në SHBA, Kokalari: Takoi organizatat e Sorosit

“Kudo që vete Berishën e mban me vete”/ Evi Kokalari na habit me këtë veprim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com