GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita vijon protestat përpara bashkisë së Tiranës, kërkohet arrestimi dhe dorëheqja e Veliajt

15:45 - 31/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita zhvilloi sot protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkoi dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Tubuesit bllokuan rrugën para bashkisë dhe ngritën një podium të improvizuar ku e morën fjalën përfaqësues politikë dhe qytetarë.

Policia siguroi ndërtesën e bashkisë me kordon policor, ndërsa pati debate mes shoferëve të bllokuar në rrugë dhe protestuesve. Organizatorët e protestës u shprehën se autoritetet janë vënë në dijeni për protestën. Sipas tyre, ata nuk marrin masa qëllimisht për të krijuar incidente mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve dhe për të krijuar kaos.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u shpreh se “është koha që shqiptarët t’i thonë “jo” zhvatjes së taksave të tyre.

Teksa ftoi qytetarët në protestën kombëtare të 8 shkurtit, Blushi theksoi gjithashtu se shpresa për një drejtësi të pavarur nuk ekziston.

“Në emër të PL, ne do marrim pjese në protestë, tubim për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë, e që s’duan të vidhen e që kanë uri ulëritëse për drejtësi, që është kthyer në hanxhar në duart e Ramës”, tha Blushi.

Ndërsa këshilltarja e PD në bashkinë e Tiranës, Alba Kepi tha se Tirana është bërë kryeqendra e hajdutëve.

“Unë dua ta nis sot me një datë të rëndësishme, pasi më 31 janar 1925 asambleja kushtuese e parlamentit shqiptar shpalli Tiranën kryeqytet të Shqipërisë. Në çdo vend të botës kjo datë do të festohej. Por Tirana sot është bërë kryeqendra e hajdutëve”, tha ajo.

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj, në fjalën e tij tha se, “jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin”.

“U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’”, tha ai.

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, u shpreh se kjo javë nisi me një zhvillim “qesharak e grotesk, me një seancë gjyqësore ai që pretendon se është nipi i Begejve, Karlo Bollino na kishte paditur mua dhe Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale për shpifje sepse ne kemi thënë se ka grabitur 4120 metër katrorë truall publik në mes të Tiranës për ta kthyer në një greminë”.

Aktorja Adriana Tolka tha se kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të shijojë privilegje ndërsa qytetarët përballen me varfëri dhe dhunë. Ajo gjithashtu bëri thirrje për unitet mes qytetarëve, duke u adresuar atyre që ende nuk janë bashkuar me protestën.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Protesta e 8 shkurtit, Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD, shpalos qëllimin e tubimit të thirrur

Njohja vetëm e 2 gjinive/PD draft ligjor në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com