GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa në të gjithë vendet demokratike e drejta për të protestuar është mëse e ligjshme, dhe policia është prezente për të garantuar mbarëvajtjen e saj, në Shqipëri ndodh e kundërta. Sipas ministres së Brendshmë Albana Koçiu, për protestën e opozitës nuk është dhënë leje, pasi, sipas saj mund të ketë veprime të dhunshme.

“Protestat janë e drejtë kushtetuese. Sa i përket faktit që policia e shtetit nuk e ka miratuar zhvillimin e protestës, patjetër që është procedurë që është e lidhur drejtpërdrejt me dy protestat e kaluara, duke pasur në konsideratë veprimet e dhunshme që janë regjistruar. Policia e Shtetit ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë. Si të jetë protestë me leje, si të jetë pa leje, kushdo që kryen veprim që dënohet penalisht, patjetër që klasifikohet vepra,“ tha Koçiu.

Policia ka marra masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00 para kryeministrisë, por nga ana tjetër në përgjigje të kërkesës së Partisë Demokratike, thotë se “nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”.

“Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, në rast se do të zhvillohet tubimi.

Rrugët që do bllokohen

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 e datës 20.02.2026, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Po ashtu, Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative si dhe të distancohen e të denoncojnë në rast se ndeshen me veprime të dhunshme apo me çdo paligjshmëri tjetër.

 

Etiketa: Policitubimzhvillim

Lajme të lidhura

Berisha:  Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri
Aktualitet

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
Para
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha:  Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sot në orën 18:00...

Lexo më shumë
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com