GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

10:22 - 28/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten skandalet e qeverisë, të lidhura me një sërë hetimesh të ngritura nga SPAK, të cilat shigjetojnë me akuza Belinda Ballukun, tashmë e shkarkuar nga detyra e zv.kryeministres, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin.

Demokratët, gjatë së premtes, kanë zhvilluar mbledhjet e fundit, ku kanë përcaktuar edhe formën e organizimit të kësaj proteste.

Kjo është protesta e katërt e opozitës për këtë vit, ku kërkesa mbetet e njëjtë: largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike, e cila do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Lidhur me këtë tubim të opozitës ka reaguar e policia, e cila shprehet se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 28.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Nisur nga incidentet e ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm, ku u evidentuan akte dhune dhe përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të Policisë, pjesëmarrja e personave të maskuar dhe përdorimi i të miturve në tubim, si dhe nga informacionet e siguruara mbi mundësinë e përsëritjes së veprimeve të tilla, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit.

Pavarësisht përgjigjes së kthyer, Policia e Tiranës, në përmbushje të detyrave funksionale, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qytetin e Tiranës, mbrojtjen e institucioneve shtetërore, si dhe për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, në rast se tubimi do të zhvillohet. Policia e Tiranës apelon për qytetarët që, nëse ndeshen me veprime të dhunshme, të distancohen dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri që konstatojnë.

Etiketa: Kryesore1OpozitaPoliciaproteste

Lajme të lidhura

“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit
Aktualitet

“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

11:55 - 28/02/26
‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar
Aktualitet

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

11:41 - 28/02/26
Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit
Aktualitet

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

11:24 - 28/02/26
Para
Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendet sërish i dhunuar një endacak në Fier

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendet sërish i dhunuar një endacak në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit
Aktualitet

“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

11:55 - 28/02/26

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, trup i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti është gjetur në lumë, në vendin e quajtur...

Lexo më shumë
‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

11:41 - 28/02/26
Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

11:24 - 28/02/26
Dubai/ Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Arabe

Dubai nuk mund të konsiderohet më strehë për kriminelët, 15 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë

11:20 - 28/02/26
U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak

10:53 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com