GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

09:14 - 23/03/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës thotë se ka identifikuar  24 persona, të cilët gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme (22 mars) hodhën molotovë në drejtim të institucioneve si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.

Nga këta persona 15 janë arrestuar,  ndërsa 9 prej tyre u proceduan penalisht.

Po ashtu u procedua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzohet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

Policia po ashtu sqaron se gjatë tubimit mbetën të lënduar edhe 6 efektivë policie.

Njoftimi:

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 24 shtetas.

Arrestohen 15 prej tyre dhe procedohen penalisht 9 prej tyre.

Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie.

Më datë 22.03.2026, rreth orës 18:00, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtu, ata kanë hedhur në drejtim të tyre dhe ndaj disa institucioneve lëndë djegëse (molotovë). Si pasojë, 6 punonjës Policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit dhe morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Si dhe janë shkaktuar dëmtime në godinat përkatëse, janë djegur disa kosha mbeturinash, si dhe është djegur 1 automjet policie.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 24 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit O. K., 43 vjeç; M. J., 53 vjeç; S. D., 48 vjeçe; E. H., 22 vjeç; A. M., 50 vjeç; A. K., 55 vjeç; A. K., 58 vjeç; K. T., 34 vjeç; F. D., 34 vjeç; H. D., 36 vjeç; Xh. T., 40 vjeç; Xh. K., 30 vjeç; E. T., 21 vjeç; I. Xh., 33 vjeç; dhe L. G., 19 vjeç.
-nisi procedimi penal për shtetasit: K. M, E. H, L. M dhe për 5 shtetas të mitur.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimeKryesore1miturproteste

Lajme të lidhura

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci
Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

10:25 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore
Aktualitet

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Aktualitet

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26
Para
Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci
Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

10:25 - 23/03/26

Ambasada gjermane në Tiranë thekson se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo...

Lexo më shumë
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26
Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

Aksident në aeroportin e New York! Avioni përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

09:22 - 23/03/26
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë

09:14 - 23/03/26
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com