GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Optimizëm në kampin shkodran, Memelli: Besojmë te kualifikimi

14:57 - 20/07/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Optimizëm në kampin shkodran, Memelli: Besojmë te kualifikimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tek Vllaznia me të drejtë mendojnë se disfata 1-3 në fushën e Linfildit në Irlandën e Veriut mund të përmbyset dhe të sigurohet kualifikimi për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Këtë e thotë trajneri Migen Memelli dhe e përforcon lojtari më me emër i ekipit, Bekim Balaj, por gjithsesi, pyetja është nëse kjo Vllazni e ka potencialin për t’ia dalë sonte në orën 20:45 në “Loro Boriçi?

“Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Në javën e parë ishte njohja që duhet të bëjmë më kundërshtarin. Nisur nga kjo them se skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.

Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët dhe nisur nga kjo besoj motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë.

Formacioni? Nuk e kemi vendosur akoma sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të ndajmë nesër në mëngjes pasi siç na ndodhi në Belfast që Gruda për arsye shëndetësore mungoi, ka edhe të tilla raste që nuk mund të shmangen.

Për momentin nuk kemi dëmtime. Esini ka qenë pak pa qejf nga ndeshja e Belfast, por është stërvitur rregullisht në ndeshjet e fundit.

Nuk jam këtu për të folur për individë të caktuar se edhe Darko është një element i rëndësishëm për skuadrën. Kam një grup prej 24 vetësh, të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën. Ai është lojtar shumë i mirë dhe do të na ndihmojë për kampionatin në vazhdim. Kemi edhe një stërvitje sot dhe më pas do të vendosim.

Ajo që ndodhi është që skuadra e Linfilld ka luajtur me dy në sulm dhe një tjetër pas tyre. Ata krijonin superioritet numerik në mesfushë. Gjithsesi mendoj se nesër do të jetë e menaxhueshme se do të përdorim një strategji të re, në mënyrën se si do të qasemi ndaj kësaj skuadre.

Ftohje me tifozët? Unë nuk e di që ka ftohje me tifozët, unë ec në rrugët e Shkodrës. Dal gjithmonë nga shtëpia dhe vij në zyrë dhe kthehem më pas në shtëpi dhe shikoj që qytetarët e Shkodrës janë shumë sportdashës dhe nuk kam parë kurrë veprime apo fjalë që janë te pjesa që ka ftohje, përkundrazi na kanë dhënë mbështetje në rrugë, motivim. Mund të jetë edhe kjo që thoni, e portaleve, por unë nuk e kam parë në rrugët e Shkodrës.

Optimizëm për kualifikimin? Gjithmonë ka optimizëm se edhe në ditët e fundit të tij kur njeriu ka gjëra madhore, duhet të ketë shpresë dhe shpresa e mban gjallë. Unë besoj te sportistët, e shoh çdo ditë mënyrën se si stërviten ata. Në futboll gjithçka është e parashikueshme, gjithçka mund të ndodhë, nuk është e thënë që del gjithçka që bëjmë. Por besojmë te skuadra dhe futbollistët. Për sa kohë kemi mbështetjen e tyre dhe të tifozëve, gjërat do të bëjnë mirë.

Temperaturat? Ne jemi stërvitur në këto kushte, në temperatura rreth 30 gradë dhe jemi përshtatur gjatë gjithë kësaj kohe, nuk e di për pjesën e kundërshtarit.

Historia me Vllazninë? Edhe Figo luajti për Barcelonën, nuk kishte histori me Real Madridin dhe ja a ku është, luajti disa vite për Real Madridin.

Nuk besoj se do të ndryshojmë shumë, do të ecim me të njëjtën strategji. Besoj se do të ndryshojmë, se tifozët i kemi në stadium, motivimi do të jetë më i lartë besoj dhe do të bëjmë mirë. Është shumë i rëndësishëm 30 minutëshi i parë me intensitet të lartë, që të dalim në lojën tonë, djemtë të luajnë pa presion se në fund futbolli i pranon të gjitha rezultatet. Kjo është një ndeshje që ka vlerë për klubin si nga ana monetare, ashtu edhe psikologjike.

Patjetër besojmë te kualifikimi, jemi përgatitur për këtë edhe pse të mos harrojmë që Linfilld ka dalë tre herë kampion në vitet e fundit, ka bërë pak ndryshime me lojtarë të mësuar të luajnë me njëri-tjetrin. Por ne do të bëjmë maksimumin nesër për të vazhduar më tej”, tha Memelli para gazetarëve.

 

Etiketa: kualifikimSHKODRA

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Temperaturat mbi 40°C, IGJEUM: Ja qarqet me rrezik për zjarre

Temperaturat mbi 40°C, IGJEUM: Ja qarqet me rrezik për zjarre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe...

Lexo më shumë
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com