GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Optimizëm para sfidës me Letoninë, Shehu dhe Daku: Ndeshje shumë e rëndësishme, duhet të marrim tre pikët

14:05 - 06/09/25
në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Optimizëm para sfidës me Letoninë, Shehu dhe Daku: Ndeshje shumë e rëndësishme, duhet të marrim tre pikët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencën për media nga stadiumi “Air Albania”, në prag të sfidës Shqipëri – Letoni.

Futbollistët kuqezi folën për objektivat e këtij takimi, ndërsa komentuan gjithashtu fitoren 0-1 në miqësoren e fundit ndaj Gjilbraltarit.

Juljan Shehu theksoi se ndeshja e radhës ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme dhe objektivi kryesor është të marrim tre pikët.

Ndeshja me Gjilbraltarin – Objektivi për ndeshjen me Gjilbraltarin ishte që të provoheshin lojtarët e rinj, disa mënyra loje. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Lojtarëve që iu dha mundësia të luanin, besoj se luajtën mirë dhe treguan vlerat e tyre si futbollistë të ekipit kombëtar. Ishte ndeshje pozitive.

Gjendja e skuadrës për ndeshjen e ardhshme – Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishmja. Gjendja në skuadër është shumë e mirë, kemi entuziazëm dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është edhe objektivi kryesor, që të marrim tre pikët.

Kritikat për ndeshjet e fundit dhe ndryshimet që duhet të bëjë skuadra në lojë – Besoj se nuk kemi zhvilluar ndeshje të këqija, por më e rëndësishmja është që të kemi rezultate, për të cilat ne luajmë 90 minuta. Besoj se në këto ndeshje, bashkë me lojën e mirë të kemi dhe rezultate. Ndaj Letonisë, duam të marrim tre pikët dhe gjithçka është më e lehtë pastaj.

Çfarë keni përgatitur për të korrigjuar gabimet e ndeshjes së kaluar me Letoninë – Nuk besoj se është çështje përqëndrimi. Çdo ekip, qoftë Letonia, qofshin ekipe të tjera që në letër janë më të dobëta se ne, edhe ato luajnë futboll dhe nuk është e lehtë të fitosh kundër tyre. Sidomos në fushat e tyre. Në këtë ndeshje do të bëjmë akoma më shumë për të marrë tre pikët.

Çfarë të ka penguar që nuk shënon te kombëtarja si te klubi? – Klubi nuk është njëlloj me kombëtaren. Tek ekipi, pozicioni im natyral është mesfushor difensiv. Por që në varësi të taktikave të trajnereve, ndonjëherë edhe lojtarët ndërrojnë pozicionet. Kjo nuk është e përcaktuar gjithmonë. Ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më përpara, ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më mbrapa. Te kombëtarja, trajneri ka vendosur që unë të luaj si mesfushor difensiv dhe unë duhet të bëj më të mirën në ate pozicion dhe në detyrat që më jep trajneri.

Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë, duke theksuar se objektivi është fitorja në “Air Albania”.

Ndeshja me Gjibraltarin? – Ishte një ndeshje që kemi pasur shumë testime të lojtarëve të rinj që kanë ardhur dhe ishte hera e parë që kemi luajtur bashkë. Sa i përket aspektit sulmues kishim disa raste, por nuk ishte ai përqendrimi maksimal duke marrë parasysh që ndeshjet miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Besoj që ndeshjet miqësore janë normalisht për t’u fituar dhe për të parë ekipin në lojë se çfarë duhet për t’u përmirësuar.

Letonia? – Në ndeshjen e parë kundër Letonisë kemi pasur shumë raste, por ndoshta vinim pas një ndeshje këtu në “Air Albania” kundër Serbisë me shumë volum dhe intensitet, por prapë se prapë ishim pak agresivë te pjesa e finalizimeve, por rastet nuk mungonin. Kjo është ajo që nuk duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim, por shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë.

Si është gjendja e skuadrës? – Forcën duhet ta gjejmë dhe besoj që shumë shpejt dhe duke filluar nga ndeshja e Letonisë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar rrjedhën e ndeshjeve që kemi me shumë intensitet dhe duhet patjetër të gjejmë forcën dhe të japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje, për të qenë më të qetë sepse ndeshjet më të vështira që i ka ndonjë skuadër është kur luan kundër këtyre ekipeve që në letër nuk kanë çfarë të humbin dhe futen në fushë për çdo gjë. Prandaj duhet të gjejmë forcën, të jemi të bashkuar dhe të luftojmë deri në fund për qëllimet tona që i kemi.

Si ka qenë paraqitja e skuadrës deri më tani në këto kualifikuese? – Besoj e keni parë dhe po i referohem ndeshjes me Serbinë që kemi qenë shumë të përgatitur dhe më të mirë në atë ndeshje se kundërshtari. Besoj që vetëm kundër Anglisë që kemi luajtur atje, të gjitha ndeshjet e tjera i kemi dominuar dhe duhet edhe këto ndeshje të bëjmë një hap më shumë deri te ëndrra që kemi, për të siguruar Kupën e Botës. Edhe pse kanë mbetur shumë pak ndeshje, por është një rrugë shumë e gjatë, sepse duhet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri atje, sepse kemi kundërshtarë shumë të fortë, por besoj te ky grup dhe te gjithë ne që me mund, sakrificë dhe angazhim do ja dalim.

Shqipëria do të luajë të martën në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Etiketa: dakuKryesore1Letonioptimizem

Lajme të lidhura

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann
Breaking Views

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Para
Nesër edhe shqiptarët do të përjetojnë magjinë e eklipsit të “Hënës së Përgjakur”

Nesër edhe shqiptarët do të përjetojnë magjinë e eklipsit të “Hënës së Përgjakur”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin
Breaking Views

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit...

Lexo më shumë
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26
Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com