GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Orban: Vendet e Ballkanit duhet të integrohen në BE

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Orban: Vendet e Ballkanit duhet të integrohen në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, përsëriti mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit në Budapest.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për 15 vite mesatarisht për t’u bërë pjesë e BE, ndërsa Shqipëria ka pritur që prej vitit 2019. Unë në fakt kam folur për këtë edhe në Strasburg sepse mendoj që kura më e mirë për këtë situatë është që BE t’i mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sepse kështu gjaku qarkullon më mirë tek ne në familjen europiane”, tha Orban.

“Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE dhe duhet të jetë edhe tani. Por edhe pse po shohim pengesa politike, javën e ardhshme do të kemi konferencën e parë ndërqeveritare dhe do të hapen kapitujt e parë. Dhe më vjen shumë mirë kjo ndodh nën presidencën tonë. Herën e fundit që kemi pasur diskutime të tilla kanë qenë kur ne kemi qenë në presidencë dhe Kroacia u bë anëtare e BE. Dhe që atëherë nuk kemi pasur anëtarësime të tjera në BE”, shtoi ai.

Nga ana tjetëe, Rama i shprehu mirënjohjen Hungarisë për atë që ka bërë për vendin tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Shpreh mirënjohjen time për atë që ka bërë Presidenca e Hungarisë për ne, duke bërë të mundur që pas disa ditësh të hapim një grup të tërë kapitujsh për integrimin e Bashkimin Europian. Është momenti për të falënderuar edhe Oliver Varhelyn, i cili na ka shoqëruar për 5 vite dhe ka qenë kyç për arritjet tona të rëndësishme. Ka qenë kënaqësi që të punonim me të dhe i urojmë suksese në të ardhmen. Ne e kemi parë gjithmonë Hungarinë si shembull sa i takon reformave të brendshme në administratë e qeveri. Ne kërkojmë të mësojmë gjithmonë e më shumë nga Hungaria. Sot biseduam se si mund ta zgjeronim bashkëpunimin tonë, që më shumë është ndihmë nga Hungaria drejt nesh. Sot nënshkruam dy marrëveshje, një në bujqësi dhe një në administratën publike, që është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që janë në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se “kompanitë hungareze po investojnë shumë në Shqipëri, duke u krahasuar me vende me madhësinë e Shqipërisë”.

Etiketa: Edi RamaViktor Orban

Lajme të lidhura

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Para
Fundjava me diell dhe temperatura deri në 35 gradë Celcius

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com