GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Orët e fundit janë të një drejtësie palaço, jo të Salianjit”, Murrizi: Vendim politik për të shantazhuar opozitën

13:10 - 27/09/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zëri i Amerikës: Ish-deputeti Myslim Murrizi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vendim bastard i një drejtësie që mendon të shantazhojë opozitën me dirigjim të pushtetit, e cilësoi Myslim Murrizi, vendimin e djeshëm të gjykatës së Apelit që dënoi me 1 burg deputetin demokrat Ervin Salianji. Në studion e Ditarit me Denisa Pashollin në A2 CNN, Murrizi theksoi se orët e fundit të lirisë nuk janë për Salianjin, por për drejtësinë.

“Askujt nuk mund ti hiqet liria e shprehjes edhe pse i kufizohet liria fizike. Këto janë orët e fundit të një vendimi bastard të drejtësie që do të shantazhojë opozitën me dirigjim të pushtetit kur shqiptarët presin të zbardhen miliarda euro të vjedhura, aferat korruptive, koncesione, PPP. Salianji as nuk është drejtues i madh policie as i grupit të atyre që kanë mbjellë me hashash Shqipërinë as si shumë të tjerë që shpallen në kërkim pasi shkojnë në Dubai. Të dënohesh pse ke thënë që vëllai i Xhafës është trafikant, që ka një vendim nga gjykata italiane që është dënuar 7.2 vjet, nuk di ku është kallëzimi i rremë, apo shpifja kur fakti ka ndodhur, por këta nuk duan ta marrin në konsideratë. Orët e fundit janë të një drejtësie palaço, jo të Salianjit”, tha Murrizi.

Murrizi thekson se dënimi i Salianjit është politik për shkak të denoncimeve dhe vendosjes si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, duke i dëmtuar karrierën.

“Dënimi i tij është politik që përjashtohet nga dy palë zgjedhje deri në moshën 45-vjeçare i pengohet karriera politike ka qenë i vetmi që ka denoncuar e folur në parlament për zullumet e kësaj qeveri u trembën që shkoi drejtues politik i qarkut Elbasanit ku aty kryqëzohen fijet e qelbësirave politike shtet-mafie-pushtet. Të fortët e Elbasanit godasin makinën e policisë rrahin drejtorin e policisë ku drejtori i policisë del në përgjimet e Xibrakut. Ku ka vrasje çdo muaj dhe bandat janë në këmbë”, u shpreh Murrizi.

Murrizi deklaroi se Salianji e priste këtë vendim dhe theksoi se “opozita duhet të ketë qëndrime parimore dhe jo sporadike dhe me raste të veçanta”.

“Kërkesë urgjente për t’i hequr mandatin Klotilda Bushkës se burri i saj ka marrë lekë nga shqiptarët në dy mandate. I bëj thirrje Gaz Bardhit mos na bëhet me lot e qurre për Ervinin; çoji letrat. Nuk ka opozitë selektive, duhet parimore dhe e besueshme për të gjithë. Rasti i Bushkës është më i rëndë se i Olta Xhaçkës, janë mbi 6 milionë euro në këtë rast”.

Reagimi i sotëm për padi ndaj Xhafës është i vonuar  për Murrizin, sipas tij PD duhet ta kishte bërë këtë padi një vit më parë.

“Kush e pengoi PD ta bënte këtë denoncim vjet në shtator? Reagimi i sotëm është pas pilafit. Ti duhet të jesh parimor. Nuk mund të ngjitësh nëse je fotokopje e keqe e këtyre ne pushtet”.

Murrizi paralajmëroi zhvillime të tjera për drejtësinë në ditët në vijim.

“Rama është i shqetësuar, sheh ëndrra me ata njerëz në SPAK që nuk janë enveristë dhe nuk janë patronazhista dhe tek ata që janë duarpistë në të gjitha aferat e Ramës. Do të ketë zhvillime të tjera këto ditë që do t’i vijë thartë Ramës. Për prokurorët, gjyqtarët, për policët për ata që kanë pasur telefona Skyy. Kur t’i rrëshqasë toka nën këmbë. Kur bën ligje për të goditur opozitën do ta hash vetë”.

Etiketa: Ervin SalianjiMyslim Murrizi

Lajme të lidhura

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Para
PD: Bizneset e Pogradecit po kërcënohen me gjobëvënie

PD: Bizneset e Pogradecit po kërcënohen me gjobëvënie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Lexo më shumë
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com