GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Organizonte lojra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari

10:59 - 20/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Organizonte lojra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Black Dawn”.

Goditen 2 raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në 2 lokale.

▪️Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë.

▪️Shpallet në kërkim pronari i një lokali tjetër, pasi ushtronte të njëjtën veprimtari të paligjshme, në lokalin e tij. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen 3 kompjuterë që shërbenin për lojëra fati (slot machine), 1 kompjuter, 1 laptop, 1 tablet dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, pas informacioneve të siguruara se dy shtetas kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, për organizimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black Dawn”, si rezultat i të cilit janë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

▪️Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. M., në Rrugën e Durrësit, të cilin ky shtetas e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe sekuestruan, pajisje elektronike (një laptop, një tablet), të cilat shërbenin për vënien e basteve sportive dhe shpërndarjen e userave (llogarive) po për vënien e basteve tek persona të tjerë. Gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve A. K. dhe L. M., u gjetën të hapura, faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., L. M., të tre banues në Tiranë.

▪️Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në rrugën “Nikolla Jorgo”, në pronësi të shtetasit A. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kompjuterë (slot machine), që shërbenin për lojëra fati. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. Z. dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestohet pronalilojrat e fatit

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Braçe për lojërat e fatit: Kemi marrë kërcënime nga zgëqet e burgut

Braçe për lojërat e fatit: Kemi marrë kërcënime nga zgëqet e burgut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com