GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Orges Shehi: Tirana ka rival vetëm Tiranën, nuk duhet të kemi limite

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi: Dua forcë karakteri, Kukësi ekip i fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana do të luajë me Kukësin në “Arena Egnatia” ditën e nesërme në orën 13:45. Në konferencën për shtyp trajneri Orges Shehi, analizoi përballjen me verilindorët dhe thekoi se pauza i ka shërbyer skuadrës për të rikuperuar energjitë.

“Pushimi? Ndërprerja e kampionatit ishte e parashikuar. Kur ka grumbullim Kombëtarja, sigurisht që kontigjenti nuk është i plotë, ishin 4 lojtarë të thirrur, 2 me ekipin A dhe 2 me U-21, të cilët kanë ardhur duke iu bashkuar skuadrës ditën e mërkurë. Ndërprerja e kampionatit është normale, në momentin që ishim do të donim që kampionati të mos kishte ndaluar, por kjo javë na ka shërbyer për të rikuperuar energjitë dhe për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme”.

“Kukësi? Sfida me Kukësin është e vështirë. Të gjitha skuadrat janë me objektiva. Kukësi renditet i treti në klasifikim, është një ekip që është rival për sa i përket ndërtimit të skuadrës dhe cilësisë, pavarësisht se pikët dhe pritshmëritë nuk i kanë aty ku ata donin. Një ndeshje që ka rëndësi, pasi vjen pas pauzës së kombëtareve.

Të gjitha skuadrat që luajnë me ekipet që janë afër njëra-tjetrës kërkojnë që të japin maksimumin e tyre, kanë dhe objektivat e tyre. Kampionati i gjatë ka dhe momente jo pozitive, siç mund t’i ketë pasur Kukësi, por edhe ne gjithashtu. Ndeshja në ndeshje ndryshon. Ndryshon strategjia, motivimi dhe psikologjia e lojtarëve, kam përshtypje që nesër na pret një ndeshje e luftuar dhe me cilësi”.

“Statistikat? Për pikët ne kemi një vazhdimësi të mirë, një ekuilibër në të tria fazat. Nesër mbaron faza e tretë. Për çdo fazë kemi mundur të marrim nga 20 pikë, ndërsa tani në fazën e tretë jemi me 19 për momentin. Kërkojmë gjithmonë që mos të kemi limite, të përmirësohemi. Duam vazhdimësi, sepse statistikat janë gjë tjetër, por e rëndësishme është për ne që ndeshje pas ndeshje të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

“Objektivat? I kemi fatet tona në dorë, pavarësisht se kemi distancë nga kundërshtari ynë më i afërt. Ne do të luajmë si gjithmonë për të marrë maksimumin dhe kështu do të bëjmë edhe nesër. Kemi objektivat tona, kemi dhe lojtarë që kanë objektiva personale dhe kolektive dhe kur ndërthuren të dyja së bashku janë akoma edhe më mirë. Ne duhet te shohim punën tonë.

“Rivali? Me këtë distancë të konsiderueshme që kemi, rivali ynë i vetëm jemi ne. Në këtë moment që jemi, motivimi është shumë i rëndësishëm. Rivali i vetëm i Tiranës është Tirana ndaj ne nuk duhet të kemi limite”.

Etiketa: orges shehiTirana

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Ndjekje si nëpër filma/ Zbardhet ngjarja në Astir, policia kërkonte grabitësin

Merr fund arratisja, arrestohen dy grabitësit që përplasën mjetin e policisë në Astir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com