GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”, KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara

08:03 - 19/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”, KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orientimi në karrierë i individëve që përfundojë arsimin parauniversitar për të marrë vendime të mirëmenduara bazuar në aftësitë e tyre por edhe tendencat e tregut duket se nuk është një pikë e fortë e institucioneve në vend.

Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet pikërisht tek “Orientimi për Karrierë i të Rinjve në sistemin arsimor parauniversitar” vlerëson se institucionet e përfshira në proces në hierarkinë nga Ministria e Arsimit e deri tek institucionet e tjera të varësisë më periferike nuk rezulton të kenë qenë efektive.

Procesi i orientimit për karrierë i nxënësve nga institucionet përgjegjëse të sistemit të arsimit parauniversitar nuk ka rezultuar efektiv, si pasojë veçanërisht e mungesës së strukturave të dedikuara në institucionet përgjegjëse.

Në strukturën dhe organikën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, miratuar me Urdhrin e Ministrit30, nuk ka njësi të dedikuara për orientimin e karrierës, gjë e cila pasqyrohet dhe në rregulloren e brendshme të institucionit” thuhet në raportin e audimit.

I njëjti dokument specifikon në institucionet e varësisë ka një mungesë të stafit të dedikuar që ketë detyrë e ka si pjesë të përshkrimit të punës duke e ngarkuar përgjegjësinë në punonjës të caktuar.

Konkretisht raporti citon se “edhe në institucionet e varësisë, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar, nuk ka njësi të veçanta për orientimin e karrierës, por ky proces realizohet nga punonjës të stafit të caktuar nga eprorët, jashtë përshkrimit të tyre të punës.

Në institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë, nuk ka struktura të posaçme të angazhuara me administrimin e procesit të orientimit të karrierës, ndërsa në Arsimin e Mesëm të Ulët ka filluar të institucionalizohet ky proces me daljen e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 600, datë 19.10.2023”.

Pikërisht një tablo si kjo sipas KLSH ka bërë që orientimi në karrierë të mos ketë një qasje të qartë të kësaj politike dhe rezultate konkrete duke e lënë më shumë atë në një zhvillim spontan që ndër të tjera ka krijuar edhe mbingarkesë të punonjësve të sistemit parauniversitar dhe moseficiencë në punë./ Monitor

 

Etiketa: KLSH

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com