GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ortakë në “Marina Limon”/ Kastrati dhe Dulaku fshehin të ardhurat, u shesin jahteve 4 milionë euro naftë në vit

16:34 - 27/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Ortakë në “Marina Limon”/ Kastrati dhe Dulaku fshehin të ardhurat, u shesin jahteve 4 milionë euro naftë në vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë të mbaruar skandalet e Shefqet Kastratit, i cili i ka kapur portet dhe aeroportet kryesore në vend. Pas denoncimit për abuzimet financiare me monopolin në Porto Romano, Gijotina.com zbulon një tjetër skemë të Kastratit, diku më në jug, në portin “Marina Limon”, Sarandë. Çet Kastrati dhe ortaku në këtë koncesion, Artan Dulaku fshehin të ardhurat nga tarifat e furnizimit me të paktën 45 mijë tonë naftë të jahtëve dhe anijeve, parkimin e tyre dhe shërbimet të tjera. Në pasqyrën financiare 2020 dhe 2021 mungojnë këto të ardhura.

Kastrati është bërë pjesë e këtij koncesioni që më parë ishte vetëm në duart e kompanisë “ EDIL – AL – IT”, në pronësi të Artan Dulakut. Bashkëpunimi do ta ngrinte vjedhjen përmes evazionit në një shkallë më të lartë.

Ortakëria e oligarkëve, fillimisht u përplasën

Gjatë viteve 2018 dhe 2019, porti administrohej vetëm nga  Edil-AL që e kishte marrë koncesionin e portit Limion për 20 vjet. Menjëherë nisi lufta e dy oligarkëve me njëri tjetrin, sepse Dulaku i i kishte hyrë Kastratit në zonën ekskluzive, atë të karburanteve. Kjo procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve, të shtyrë nga Shefqet Kastrati. Ndaj tyre nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve.

Marrja me koncesion e portit  në vitin 2018 nga “Homeport Albania” (shoqëria e Dulakut) solli një rritje tarifash për ankorimin e jahteve turistike në port. Gjithashtu asaj kohe koncesionari kishte vendosur edhe një “taksë private” mbi naftën me të cilën ato furnizoheshin me naftë. Nga ai vit kompanitë e naftës që furnizojnë jahtet në port paguajnë 0.06 euro për çdo litër naftë që shesin, ose ndryshe 85 dollarë për çdo ton naftë. Në këtë tarifë janë të përfshira hyrja në port dhe shërbimet e tjera të pastrimit për shmangien e ndotjes.

Vetëm për vitin 2018, kompanitë e naftës kanë furnizuar 45 mijë tonë karburant për jahtet që sjellin turistë në Shqipëri, përmes Portit të Sarandës. Kjo do të thotë se, përmes kësaj tarife, Dulaku kishte vjelë 3.8 milionë euro në vit, në një kohë që i gjithë investimi i parashikuar në port ishte parashikuar pak më shumë se 4 milionë euro. Eh, po si mund të pranonte Çet Kastrati që t’i shpëtonin këto para?! Vendosi të imponohet me forcën e tij dhe ta ndante këtë llokmë, ashtu si bëjnë kapobandat me zonat e trafikut. Vjelja e kësaj tarife vijon edhe tashmë që porti ka kaluar në duart e Kastratit dhe Dulakut, çka iu sjellë atyre miliona euro të tjera fitime që i ndajnë “fifty fifty”.

Edhe sikur të marrim për bazë që akoma në këtë vit  kompanitë e naftës shfrytëzojnë 45 mijë tonë karburant për jahtet, duke marrë parasysh se çmimi i naftës është rritur nga vetë Kastrati, logjikisht Çeti dhe Artani fitojnë më shumë se 4 milionë euro në vit. Pra duke tejkaluar dhe xhiron vjetore që regjistron porti. Gjithsesi, këto të ardhura nuk janë deklaruar, nuk janë dorëzuar raporte financiare (pasqyrë, bilanc) as në QKB dhe as në Agjencinë ATRAKO që mbikëqyr koncesionet. Edhe në këtë rast del më i fortë Çeti se shteti.

Koncesioni i Limionit, pasi hyri Çeti në “pjesë”

Kompanitë që janë shpallur fituese për koncesionin e ri kanë nënvizuar se do të investojnë në këtë port turistik dhe shërbimi 1.3 miliardë lekë apo 10.5 milionë euro për 35 vjet. Tani familja Dulaku, në bashkëpunim me një nga biznesmenët e preferuar të qeverisë Rama, siç është Kastrati, e marrin koncesion portin që vazhdon jo 20 vite sa e morën herën e parë, por 35 vite. Sigurisht kanë edhe kontrollin mbi shitjen e naftës në këtë port.

Ajo që bie në sy është se, me hyrjen e Kastratit koncesionari ka fshehur të ardhurat nga porti. Në dokumentin e siguruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit rezulton se për vitin 2020 dhe vitin 2021 nuk ka të ardhura të raportuara.   Nga kontrata e nënshkruar me koncesionarit dhe Ministrisë së Infrastrukturës përcaktohet se shërbimet që do të kryejnë koncesionarët, përmes të cilave përfiton të ardhura janë: parkimi sezonal dhe ai vjetor i anijeve dhe jahteve, furnizim me karburant, furnizim me ushqim dhe ujë, ngarkim -shkarkim, mirëmbajtje e mjeteve të lundrimit dhe riparim defektesh të anijeve.

Për këto shërbime, në nenin 5 të kontratës përcaktohet  se koncesionari duhet t’i paguajë Autoritetit Kontraktor 2% të të ardhurave që përfton nga këto shërbime. Dhe në rast vonese specifikohet se koncesionari do të paguaj dhe 0.1% për çdo vonesë.

Evazioni haptazi i dy oligarkëve

Por, këto detyrime Kastrati dhe Dulaku nuk i paguajnë, madje nuk kanë deklaruar të ardhura nga viti 2020 deri në fund të viti 2021. Sipas dokumenteve, në vitin 2020 zëri i te ardhurave është bosh, pasi janë deklaruar shpenzimet, pagat, por jo paratë e mbledhura gjatë këtyre viteve përmes tarifave të shërbimeve.

Situata është më e keqe me shkelje flagrante për vitin 2021. Kastrati dhe Dulaku nuk kanë dorëzuar akoma një raport ku pasqyrohen të dhënat finaciare të bilancit Portit limion, kur sipas ligjit duhej të ishin paraqitur të paktën në tremujorin e parë të vitit 2022. Në këto kushte Kastrati dhe Dulaku jo vetëm që nuk kanë paguar 2% për të ardhurat faktike, por as kamatëvonesën. Përkundrazi i kanë fshehur të ardhurat. Ndërsa, Tatimet nuk kanë marrë asnjë masë, sepse ato merren vetëm me dyqanxhinjtë dhe peshkatarët e Sarandës, por jo me dy “peshkaqenët” e Tiranës.

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimArtan Dulakum Porti Marina LionDulakuKastrarikoncesionarkryesore2nafteTarifate ardhuratenderVjedhje

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Në kërkim për trafik kokaine, del momenti i arrestimit të biznesmenit në Vorë (VIDEO)

Në kërkim për trafik kokaine, del momenti i arrestimit të biznesmenit në Vorë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke...

Lexo më shumë
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25
Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

Duka: Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik

09:07 - 22/12/25
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra

08:57 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com