GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani: Borrell mbajti anën e Serbisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Borrell mbajti anën e Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një deklaratë të fortë pas dështimit të takimit Kurti – Vuçiç në Bruksel.

Në një shkrim të gjatë në Facebook ajo akuzon kreun e diplomacisë europiane Josep Borrell si të njëanshëm.

Reagimi

“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën” – shkruan Vjosa Osmani që rendit më pas një sërë akuzash për Serbinë.

Akuzat

“1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit.

2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar.

3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve.

4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës.

5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së.

6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite.

7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj.

8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.

9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët.

10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj.

11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave.

12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën po ashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë.

13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera.

15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e pikave kufitare.

Mbyllja e reagimit

“Lista është më e gjatë se kaq. Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj” – shkruan Vjosa Osmani.

Etiketa: BorrellkuriosmaniSerbi

Lajme të lidhura

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”
Breaking Views

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës
Kosovë & Rajon

Ndërron jetë ish-deputetja Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

12:25 - 15/09/26
Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator
Breaking Views

Pas protestave masive në Serbi/ Vuçiç njofton: Do të jap dorëheqjen më 27 shtator

21:03 - 14/09/26
Para
Mirëmbajtja do kushtojë shumë, një nga stadiumet e Katarit mund t’i dhurohet Kosovës

FOTO/ Një nga stadiumet e Katarit mund t’i dhurohet Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com