GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen, Serbia mbetet rrezik destabilizues në rajon

09:16 - 12/09/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: Mospranimi i Kosovës në BE, mundësi destabilizimi për rajonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e Rusisë në Serbi dhe ndikimin e saj destabilizues në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë një interviste për TVP Ëorld.

Ajo theksoi se këto veprime synojnë të krijojnë një “front të ri kundër Perëndimit.”

Osmani vlerësoi se qëllimi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit përmes Serbisë, dhe për këtë arsye, Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse.

Ajo përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët perëndimorë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë, të nxitura nga Rusia.

“Duhet të punojmë ngushtë me partnerët tanë nga bota demokratike për të ndalur iniciativat destabilizuese të Serbisë, të mbështetura nga Rusia. Në të njëjtën kohë, ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë për të qenë të aftë të vetëmbrohemi dhe të kontribuojmë për sigurinë në rajon,” deklaroi Osmani.

Ajo shtoi se lidhjet e forta ekonomike, kulturore dhe historike midis Rusisë dhe Serbisë mund të shfrytëzohen nga Moska për të ushtruar ndikim në një rajon që ende përballet me sfida të mëdha.

“Besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme në integrimin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n,” theksoi Osmani, duke shprehur shpresën për një perspektivë më të qartë euroatlantike për rajonin.

Në fund të intervistës, Osmani rikujtoi se Kosova vazhdon të jetë viktimë e agresionit serb, duke e përshkruar Serbinë si aleatin më të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin, në Evropë, raporton media e Kosovës, Telegraf.

“Serbia është bërë mbështetësi më i fuqishëm i Putinit në Evropë, ndërsa Kosova dhe vendet e tjera të rajonit mbeten viktima të akteve të saj agresive,” përfundoi Osmani.

Etiketa: mbrojtjeosmaiSerbi

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program

Ironia e Manjanit: Ia arritëm edhe kësaj dite! Spiropali e spirospaku nuk kanë më dallim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com