GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani: Më shumë se kurrë na duhet uniteti për çështjet kombëtare

11:16 - 05/03/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: Më shumë se kurrë na duhet uniteti për çështjet kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosovës tani më shumë se kurrë i duhet uniteti për çështje të interesit kombëtar.

Në seancën solemne të Kuvendi të mbajtur me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se uniteti është i vetmi mjet për ta forcuar shtetin.

“Tani më shumë e kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar është i domosdoshëm, sepse ai është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë, integritetin e tij dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë së shtetit tonë, atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës, Kosova është atdheu ynë që e meriton përkushtimin tonë të palëkundur”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet.

“Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet, ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë, në të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim të cilin nuk jemi të gatshëm ta paguajmë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se sot shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve tanë.

“Sa herë vjen mars kujtimet tona natyrshëm rikthejnë në vëmendje periudhën më të lavdishme të historisë tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Marsi është muaji i skalitur në analet e luftës së kombit tonë për liri, një muaj kur shpirti i paepur i Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, është shprehur Osmani.

“Prandaj ‘sërish vjen marsi’ nuk është më vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri dhe pavarësi, e cila identifikohet me kryepersonazhin e luftës sonë, komandantin e luftës sonë, familjen e tij, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar Osmani.

 

Etiketa: osmaniunitet

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
VIDEO/“Do të jap katër vota…”, çfarë marrëveshje bënë Sara dhe Silvi

VIDEO/“Do të jap katër vota…”, çfarë marrëveshje bënë Sara dhe Silvi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Lexo më shumë
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com