GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Osmani: Mospranimi i Kosovës në BE, mundësi destabilizimi për rajonin

12:53 - 22/12/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani: Mospranimi i Kosovës në BE, mundësi destabilizimi për rajonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se ngurrimi për ta pranuar vendin e saj në aleancën ushtarake NATO dhe në Bashkim Evropian (BE), lë të hapur mundësinë për destabilizimin “jo vetëm të Kosovës, por të rajonit dhe më gjerë”. Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Prishtinë, Osmani tha se Kosova llogarit në mbështetjen bullgare për anëtarësim në bllok.

“Udhëheqja e guximshme dhe veprimet vendimtare të aleatëve tanë në familjen euroatlantike për ta përshpejtuar pranimin e bazuar në merita të vendeve demokratike të rajonit në BE dhe NATO, sepse çdo hezitim do të krijonte një boshllëk që aktorët keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin e përtej”, tha Osmani. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE vitin e kaluar, por u qortua nga Komisioni Evropian në raportin e saj vjetor në nëntor për “përparim të kufizuar” dhe për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.

Presidenti bullgar tha se, derisa vendi i tij e mbështet Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në bllok, kërkon që Kosova dhe Serbia të pajtohen për normalizimin e marrëdhënieve. “Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj sa më parë në Këshillin e Evropës. Bullgaria është një prej motorëve për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk mund ta lejojmë veten ta lëmë Kosovën në plan të dytë, aq më tepër në fushën e sigurisë”, tha Radev.

Ai shtoi se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës “është me rëndësi për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë”.

Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill. Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë. Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.

 

Etiketa: BullgariaKosovaVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin
Aktualitet

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

16:30 - 12/01/26
Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas
Aktualitet

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas

16:10 - 12/01/26
“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës
Aktualitet

“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës

15:50 - 12/01/26
Para
Berisha: Ramës po i soset vaji i kandilit, do marrë atë që meriton

GJKKO e konfirmon: Ja kur do të vendosim mbi masën për Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin
Aktualitet

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

16:30 - 12/01/26

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale...

Lexo më shumë
Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas

16:10 - 12/01/26
“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës

“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës

15:50 - 12/01/26
Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve

Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve

15:35 - 12/01/26
Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka

Sherr në lokal në Lezhë, dy të plagosur; akuzohen vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka

15:15 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com