GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Osmani për vrasjen e 18- vjeçares në Ferizaj: Krimet makabre ndaj grave duhet të dënohen!

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vjosa Osmani uron për festën e Kurban Bajramit: Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në Facebook, shpreh hapur qëndrimin e saj shprehet se vetëm drejtësia dhe dënimi për personat që kryejnë këto krime makabre mund të ndryshojë situatën e pabarazisë në Kosovë.

Ajo gjithashtu u kërkon qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mënyrë që i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares të dërgohet përpara drejtësisë.

Presidentja shkroi se dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ajo tha se shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Reagimi i plotë i presidentes:

Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund. Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.

Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
COVID-19/ Rritet numri i personave të shëruar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ Rritet numri i personave të shëruar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com