GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Osmani për zgjedhjet: Strukturat ilegale ndikuan në komunat e banuara me serbë

16:47 - 18/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani për zgjedhjet: Strukturat ilegale ndikuan në komunat e banuara me serbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë mirëpo ka thënë se sipas informatave që vijnë nga institucionet, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë.

Sipas saj, ky ndikim ka cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian i kryesuar nga eurodeputeti, Lukas Mandle dhe eurodeputetja, Viola von Cramon.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentes Osmani delegacioni e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve, por edhe të vet qytetarëve të Kosovës.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila mban lidhje të afërta me strukturat qeveritare të Serbisë, ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Sipas mendimit të politologut Ognjen Gogiq, rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit kanë qenë të definuar që më parë dhe ka qenë më se e ditur që Lista Serbe do të fitojë në këto komuna. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ai thotë që megjithatë, rezultatet në komunat me shumicë serbe nuk janë reflektim i mbështetjes shumë të madhe të cilën e pretendon Lista Serbe si reale, si dhe homogjenizimit të propaguar të komunitetit serb.

“Ky nivel i mbështetjes, i daljes në vota dhe mbështetjes së Listës Serbe, është i konstruktuar, sepse është sekret publik se si aty bëhet fushata. Pra, Lista Serbe është e vetmja që e ka infrastrukturë dhe ka rrjet në terren. Do të thotë, aty janë gjithmonë institucionet e vetëqeverisjes lokale nga të dyja sistemet, të Kosovës dhe të Serbisë, të cilat gjithmonë vihen në dispozicion të fushatës. Të gjithë ata që shfrytëzojnë ato shërbime, janë të detyruar të votojnë. Gjithashtu sillen njerëz nga Serbia qendrore, pra, persona të zhvendosur që të votojnë. Pra, kjo është krejt e konstruktuar”, tha Gogiç. / REL

Etiketa: KosoveSerbeVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Covid – 19 në Greqi, mbi 2 mijë e 500 raste të reja dhe 32 viktima në 24 orë

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Greqi, regjistrohen 3,164 në 24 orë

TË FUNDIT

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte sot në terren në zonën e Dragostunjës, pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan–Korçë, duke reaguar...

Lexo më shumë
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:16 - 22/02/26
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com