GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani: Shqipëria dhe Kosova janë dy pjesë të pandara të një kombi, duhet bashkëpunim

në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Shqipëria dhe Kosova janë dy pjesë të pandara të një kombi, duhet bashkëpunim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj gjatë seancës së përbashkët të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri, u shpreh  se të dyja vendet duhet të ndërtojnë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë.

Ajo e cilësoi këtë takim si një mundësi për të reflektuar mbi trashëgiminë e përbashkët dhe për të forcuar angazhimin për një të ardhme më të mirë për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët kanë dëshmuar forcë të jashtëzakonshme dhe angazhim për drejtësi, liri dhe mirëqenie.

Osmani theksoi se seanca e përbashkët duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, duke kujtuar se qëllimet e dy shteteve kërkojnë përpjekje të mëdha. Ajo gjithashtu theksoi se një Shqipëri më e fortë do të thotë një Kosovë më të fortë.

“Nder t’ju drejtohem në këtë sesion të përbashkët të parlamenteve, takim që pasqyron trashëgiminë e përbashkët por edhe vendoshmërinë e palëkundur për një të ardhme të denjë, të mbështetur nga vizioni dhe synimet e popullit tonë. Kjo seancë e përbashkët duhet të shërbejë si thirrje për veprim, kujtesë se qëllimi i përbashkët kërkon ambicie më të mëdha. Po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim.

Një Shqipëri më e fortë, do të thotë një Kosovë më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lart Shqipërinë. Liderëve institucionet dhe gjithsecilit qytetar secili prej nesh duhet të luajë rolin e në avancimin e roleve të shteteve. Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipëri është e rrënjosur në histori dhe vizion të përbashkët. Kjo lidhje është themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh dhe koordinim më të shpeshtë. Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e pandashme të një kombi të madh.

Në një kohë kur Shqipëria po bën hapa vendimtarë në rrugën evropiane, dua të shpreh urimet për liderët e Shqipërisë, parlamentin dhe qytetarët e saj për sukseset e deritanishme në negociatat e BE. Kjo arritje është krenari jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë shqiptarët ku jetojnë. Ajo tregon se përmes punës e reformave, shtetet tona dhe rajoni mund të sigurojnë vendin e merituar në familjen evropiane. Edhe Kosova mbetet me përkushtim të palëkundur në BE dhe angazhimi ynë është i çdoditshëm. Aspirata jonë për në BE nuk është qëllim politik, por pasqyrim i asaj që jemi, se çfarë përfaqësojmë, pra pasqyrim i identitetit tonë dhe vizionit tonë. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës qindra vite para se të themelohej BE prandaj vlerat mbi të cilat është ndërtuar be qëndrojnë edhe në vetë themelet e kombit. pengesat me të cilat përballet Kosova në këtë rrugëtim, janë të mëdha.

Pengesat me të cilat Kosova po përballet në këtë rrugëtim janë tejet të mëdha. Për t’i tejkaluar pengesat, na duhet mbështetja e vazhdueshme e Shqipërisë. BE do jetë më e qëndrueshme, më i sigurt dhe më e plotë me shtetet tona. Me rëndësi është unifikimi i politikës sonë të jashtme. Shqiptarët në Bujanoc, Medvegjë, i kanë sytë nga ne. Ne duhet të ngrejmë zërin më shumë sesa kurrë më parë. Derisa po flasim, akoma ekzistojnë tendenca për të shkundur themelet mbi të clat është ndërtuar RMV. Ne nuk duhet as të qëndrojmë as të heshtur, as të mbyllim sytë. Për Kosovën, Shqipëria ka qenë më shumë se një shtet motër, ka qenë një aleat i palëkundur. Edhe sot, Shqipëria mbetet shtyllë e fortë e mbështetjes sonë. Shpreh vlerësimin për të gjithë deputetët, përkushtimi juaj për demokracinë, është dëshmi e unitetit. Zëri i deputetëve të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare është i vlerësuar nga populli i Kosovës. Le t’i afrojmë dy shtetet tona çdo ditë e më shumë. Së bashku si dy shtete, të bashkuara nga gjaku, vizioni, të ecim përpara, krah për krah, siç kemi bërë gjithmonë”, theksoi ajo.

Etiketa: bashkepunim. shqiperiosmani

Lajme të lidhura

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës
Aktualitet

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26
Para
Draghi dha dorëheqjen, Presidenti italian e refuzon: Të vlerësohet situata

Presidenti italian Mattarella: Rreziku i ndërhyrjes së jashtme në Ballkan është i lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com