GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani sqaron diferencën mes Asociacionit edhe vetëmenaxhimit

12:11 - 22/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani sqaron diferencën mes Asociacionit edhe vetëmenaxhimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarëve që i kërkuan t’u përgjigjet për ‘dallimin’ mes Asociacionit dhe vetëmenaxhimit sipas Marrëveshjes së Ohrit, presidentja Vjosa Osmani iu përgjigj kështu:

“Modeli i Asociacionit që mund të bëhet në Kosovë, mund të bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”

“Mendoj që të dyja, në praktikë kanë një dallim, neni 7 ka të bëj vetëm me të drejtat e serbëve, kurse neni 10 ka të bëj me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel deri tani, dhe është zbatimi i të gjithave, dhe përfshin edhe zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Tek neni 7 ajo që quhet vetëmenaxhim nga komuniteti ndërkombëtar, është interpretuar si zbatim

Kjo për mua nënkupton respektim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ashtu siç kam thënë, nga viti 2015 e tutje, bashkimi i komunave ose qytetarëve është e drejtë që tashmë Kosova e njeh me Kushtetutën e saj, Pakon e Ahtisaarit.

Pra, nuk ka diçka të re përveç atyre që janë në legjislacionin e Kosovës, por ajo mund të realizohet vetëm në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

Pra në esencë, dokumenti s’po ia vonoj tani emrin e saktë, do të përcaktojë jo vetëm të drejta por edhe detyrime që janë të përcaktuara me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, tha ajo, përcjell Periskopi.

Osmani ka thënë se Serbia po jep shenja që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

“Sa për çështjen e parë, Serbia ende pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, e përsëriti të njëjtin veprim si në shkurt, tha se premtimet që ka dhënë në kuadër të dialogut nuk kanë asnjë vlerë për të dhe rrjedhimisht njoftoi komunitetin ndërkombëtar se nuk do t’i zbatojë ato që dalin nga Aneksi.

Teksti i marrëveshjes bazë, mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, neni 4 i asaj marrëveshje që obligon Serbinë që të mos kundërshtojë Kosovën në anëtarësim të Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, mbetet në fuqi”, tha Osmani për gazetarë nga QKUK-ja përcjell Periskopi.

Osmani ka thënë se tani presioni i komunitetit ndërkombëtar, duhet të jetë mbi Vuçiçin.

“Nuk mundet Borrelli të pajtohet në emër të Vuçiçit, kur Vuçiçi qartë nuk po pajtohet. Kriteri bazë i Konventës së Vjenës, që është pajtimi me marrëveshjen dhe zbatimi i saj.

Shpresoj që të ketë penalizim nga komuniteti ndërkombëtar. Ata asnjëherë nuk i zbatojnë marrëveshjet, historia e dëshmon këtë. Kjo është e dëmshme për paqe dhe stabilitetin në rajon.

Kosova nuk mund të aplikojë marrëveshjen njëanshëm.

Kosova duhet të pres deri në momentin kur komuniteti ndërkombëtar, të bindë Serbinë që ta zbatojë marrëveshjen”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se Aneksi i zbatimit të marrëveshjes së planit europian, ka shumë paqartësi.

“Aneksi ka shumë gjëra të paqarta sepse është dashur të qartësojë shumë pika të tjera që janë në marrëveshje, por BE  e ka toleruar refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë që mendoj që si qasje po e rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon sepse po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë pas krize”, ka thënë Osmani.

Etiketa: Asociacioni i komunave serbeKosovavetemenaxhimiVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)
Aktualitet

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
Para
A do dalë Luizi bashkë me Kiarën? Habit Arbër Hajdari

A do dalë Luizi bashkë me Kiarën? Habit Arbër Hajdari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit, ku ka mbetur i plagosur një...

Lexo më shumë
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com