GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Osmani takoi sekretarin Rubio, zhvilloi një bisedë “përmbajtësore”

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani takoi sekretarin Rubio, zhvilloi një bisedë “përmbajtësore”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka zhvilluar një bisedë “përmbajtësore” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara.

Osmani ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Me sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti [amerikan, Donald] Trump”, shkroi Osmani në Facebook, pa dhënë detaje të tjera për këtë takim.

Takimi i Osmanit me Rubion vjen pasi më herët gjatë shtatorit raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Osmani kishte shprehur “keqardhje dhe shqetësim të thellë” lidhur me vendimin e SHBA-së për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.

Kosova dhe SHBA-ja pritej ta finalizonin marrëveshjen për dialogun strategjik këtë vit, pasi presidentja Osmani pati njoftuar në janar për arritjen e ujdisë mes dy vendeve.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-së, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”. Kurti, ndërkaq, deklaroi më 19 shtator se Qeveria në detyrë e Kosovës ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur.

Lajme të lidhura

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi
Aktualitet

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
PS-PD caktojnë deputetët, ja ndarja e miratuar për çdo komision parlamentar

PS-PD caktojnë deputetët, ja ndarja e miratuar për çdo komision parlamentar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi
Aktualitet

Ngacmim ndaj të miturave dhe veprime të turpshme, arrestohet këngëtari Erind Xhaferi

10:04 - 02/10/26

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative,...

Lexo më shumë
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com