GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani takon Robinson: SHBA ka dhënë kontribut në çdo hap tonin…

11:28 - 21/03/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani takon Robinson: SHBA ka dhënë kontribut në çdo hap tonin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me ndihmës sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA, Todd D. Robinson, ka thënë se Kosova është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Byroja i ka ofruar institucioneve tona përgjatë viteve.

“Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën ka qenë prezentë në çdo sektor strategjik dhe në çdo hap të shtetndërtimit tonë. Ndihmës sekretari Robinson ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut përgjatë viteve, dhe kjo është dëshmi sesa shumë njerëz ka edhe sot në administratën amerikane që kanë dhënë kontribut për dekada të tëra që Kosova të jetë këtu ku është sot”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se me ndihmës sekretarin Robinson, biseduan edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

“E njoftova për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në INTPEROL, anëtarësim ky që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve. Të vetmit që përfitojnë nga mos-anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët dhe në veçanti grupet kriminale transnacionale”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se Kosova u detyra të fillonte nga zeroja, ndërsa me ndihmën e partnerëve kemi arritur suksese duke sjellë edhe programe që kanë qenë vendimtare në përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar, trafikimit etj.

Nga ana e tij, Robinson falënderoi Osmanin për mikpritjen dhe mundësinë për të biseduar për çështje të rëndësishme.

“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, shërbimet e sigurisë për qytetarët e Kosovës. Mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme dhe porosia ime për ta, për ju të gjithë është se SHBA janë këtu për t’ju mbështetur, në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë, strukturat e gjyqësorit”, tha ai.

Ai shtoi se po punojnë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen.

 

Etiketa: osmanirobinson

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Reja i jep garanci Juventusit për Mario Mitaj: Lojtar me karakter

Reja i jep garanci Juventusit për Mario Mitaj: Lojtar me karakter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të kreut të IMT Tiranës...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com