GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Osmani: Thirrjet e Vuçiqit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Osmani: Thirrjet e Vuçiqit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se “thirrjet e pamatura” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Ai i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari për thirrjen e presidentes Osmani që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj, përcjell A2.

“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për t’ia hapur rrugën paqes afatgjatë, Vuçiqi është duke i treguar botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend të ndryshimit të faqes, Vuçiqi dhe regjimi i tij janë duke flirtuar edhe një herë me fantazitë e njëjta destruktive që kanë shkatërruar shumë jetë të pafajshme”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq ka thënë se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh”.

“E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai nuk ka dhënë asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij se do të ketë luftë dhe është zotuar se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në atë luftë.

Por, Osmani ka thënë se qasja e presidentit serb nuk është e panjohur.

“Në vitet ’90, Sllobodan Millosheviqi [ish-lideri jugosllav] e zgjodhi luftën gjenocidale si instrumentin e tij të fundit në pushtet. Ai kreu dhunë jonjerëzore në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe më pas në Kosovë – të gjitha të dokumentuara që bota t’i shohë. Përmes makinës së tij të propagandës, me Vuçiqin si shef të propagandës, ai ka nxitur urrejtje që ka çuar në vrasje sistematike, varreza masive, shkatërrim dhe izolimin më të thellë të Serbisë”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Sipas saj, Vuçiqi beson se mund të ringjallë formulën e njëjtë, por që historia ka qenë e qartë se ashtu siç ka dështuar Millosheviqi, e njëjta e pret Vuçiqin.

“Kosova, në anën tjetër, e ka zgjedhur paqen. Paqen, që do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka përfunduar Osmani.

Deklaratat e Osmanit në Danimarkë

Në fillim të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë të enjten, presidentja e Kosovës, Osmani ka thënë për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

Osmani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të mos e shpërblejë” Serbinë.

Sipas saj, nëse nuk ka ndikim perëndimor në Ballkan, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeqe strategjike”.

“Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”.

Edhe gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara një javë më parë, Osmani ka thënë se Beogradi paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën.

E pyetur në një intervistë për Fox News, nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani ka thënë se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Mes tjerash, Osmani ka thënë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Muajt e fundit, presidenti Trump ka deklaruar disa herë se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh në Bruksel – me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – prej vitit 2011. Palët i kanë nënshkruar një mori marrëveshjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kosova insiston se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Në muajt e fundit dialogu i nivelit të lartë është bllokuar edhe për shkak se Kosova nuk ka institucione të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit./ REL

Etiketa: osmaniVjosa Osmani

Lajme të lidhura

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26
Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava
Botë

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh
Botë

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Para
Trump ne OKB: Shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë mbi hapësirën e tyre ajrore

Trump paralajmëron Hamasin: Nuk do të toleroj vonesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’
Breaking Views

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

20:35 - 23/06/26

Luçjana Kokaj, banorja protagoniste e protestave në Rrjoll, si dhe e tubimeve të mbajtura në 23 ditët e fundit në...

Lexo më shumë
Pakënaqësi ndaj organizatorit të protestës: Emigrantit të revoltuar i thonë mos fol!

Pakënaqësi ndaj organizatorit të protestës: Emigrantit të revoltuar i thonë mos fol!

20:20 - 23/06/26
‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës

‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës

20:10 - 23/06/26
I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa

17:53 - 23/06/26
Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

17:34 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet